Mr. Spec. Dr. Goran Kolevski: Pse është i rëndësishëm diagnostikimi në kohë i ngushtimit ose bllokim i plotë i arterieve karotide, cilët janë shkaktarët më të zakonshëm të sulmit në tru?

Atheroskleroza karakterizohet nga prania e shtresave në murin e brendshëm të enëve të gjakut. Këto pllaka mund të rriten gradualisht. Kjo zakonisht ndodh te pacientët që vuajnë nga yndyrat e larta në gjak, pacientët me diabet, duhanpirësit, pacientët me çrregullime të zemrës.

Shkruan: Mr. Spec. Dr. Goran Kolevski
Specialist neurolog , subspecialist i neurologjisë vaskulare

Në praktikën e përditshme neurologjike shpesh hasim pacientë që kanë pësuar sulm në tru. Një nga shkaktarët më të zakonshëm të sulmit në tru është ngushtimi (stenoza) ose bllokim i plotë (okluzioni) i arterieve karotide.

Arteriet karotide janë arteriet kryesore që e furnizojnë trurin me gjak. Rreth 80 përqind e gjakut në tru kryhet si rezultat i qarkullimit të karotideve. Këto janë arteriet çift – dmth i kemi në të dyja anët, anën e majtë dhe të djathtë të qafës. Së pari, arteria e përbashkët karotide (a.carotis communis) ndahet nga aorta, pastaj vazhdon përpjetë përgjatë qafës, ku ndahet në arteriet karotide të brendshme (a.carotis interna) dhe arteriet karotide të jashtme (a.carotis externa). Pikërisht arteria karotide e brendshme vazhdon në drejtim të kokës, ku më pas futet në tru dhe degëzohet në arterie më të vogla, duke e furnizuar trurin me gjak.

Ateroskleroza është sëmundje e të gjitha enëve të gjakut

Ateroskleroza është sëmundje e të gjitha enëve të gjakut, përfshirë edhe arteriet karotide. Karakterizohet nga prania e shtresave (pllakave) në murin e brendshëm të enëve të gjakut. Këto pllaka mund të rriten gradualisht. Kjo ndodh pikërisht te pacientët që vuajnë nga yndyrat e larta në gjak, pacientët me diabet, duhanpirësit, pacientët me çrregullime të zemrës.

Nëse pllakat aterosklerotike rriten, ato mund të çojnë në ngushtimin (stenozën) ose deri në ndërprerjen e plotë e qarkullimit – okluzion. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për arteriet karotide, pasi që ato mbartin gjakun në tru. Në rast të pranisë së stenozës karotide ose okluzionit, mund të ndodhë sulmi ishemik në tru – infarkti në tru. Prandaj, është me rëndësi diagnostikimi në kohë i stenozës karotide ose okluzionit.

Mënyra më e shpejtë dhe e thjeshtë për diagnostikimin e stenozës / okluzionit karotid është diagnostikimi me ultratinguj. Kjo njëkohësishtë është metodë diagnostike jo-invazive (pa dhimbje) dhe e saktë, e cila është e unike për sa i përket qarkullimit të gjakut që shikohet në kohë reale, gjatë së cilës mjeku mund të bëjë vlerësim të menjëhershëm të gjendjes së enëve të gjakut dhe qarkullimit.

Sonografia Color Doppler ekstrakraniale

Diagnostikimi me ultratinguj i arterieve karotide quhet Sonografia Color Doppler ekstrakraniale. Kjo është një metodë diagnostike e shpejtë, e saktë, jo-invazive, e lirë dhe e përsëritshme me një shkallë të lartë precizioni në diagnostikimin e stenozës karotide-sëmundjes okluzive. Me ndihmën e Sonografisë Color Doppler ekstrakraniale vizualizohet stenoza dhe / ose okluzioni i arterieve karotide edhe atë me zbulimin e pllakave ateromatoze dhe masave trombotike në lumenin e arteries, si dhe me zbulimin e çrregullimeve hemodinamike të qarkullimit të enëve të gjakut.

Në prani të stenozës / okluzionit të arterieve karotide, është e nevojshme të kryhet ekzaminimi me ultratinguj edhe i qarkullimit të trurit, për të dhënë një vlerësim preciz se sa në fakt ka çrregullim të furnizimit me gjak në strukturat e trurit.

Diagnostikimi me ultratinguj i arterieve karotide quhet Sonografia Color Doppler ekstrakraniale.

Kjo kryhet me anë të Sonografisë Color Doppler transkraniale, si dhe me monitorimin transkranial të sinjaleve mikroembolike (sinjalet ultratinguj nga mikrotrombet në gjak). Me këto tre procedura diagnostikuese me ultratinguj fitojmë pamje të plotë të gjendjes së qarkullimit në tru dhe vetë trurit. Përkatësisht, këto tre metoda janë plotësuese, dmth., plotësojnë njëra-tjetrën dhe është e nevojshme të përdoren për të mundësuar vlerësim të detajuar dhe gjithëpërfshirës të qarkullimit të përgjithshëm në drejtim të trurit dhe në tru.

Çdo pacient në rrezik duhet shqyrtuar nga të tre metodat

Çdo pacient që ka rrezik për sulm në tru është e nevojshme të shqyrtohet nga tre metodat diagnostikuese. Në këtë grup bëjnë pjesë pacientë që vuajnë nga presion i lartë i gjakut, diabeti, aritmia e zemrës, ateroskleroza, sulmi i zemrës, si dhe pacientë e ekspozuar ndaj niveleve të larta të yndyrës në gjak, pasivitetit fizik, pirjes së duhanit dhe stresit. Diagnostikimi në kohë i pllakave aterosklerotike karotide Një diagnozë në kohë e pllakave aterosklerotike karotide do të mundësonte parandalimin e sulmit në tru. Me diagnostikimin në kohë të stenozës karotide, pacienti do të marrë terapi të përshtatshme me tableta dhe, nëse është e nevojshme, do t’i nënshtrohet procedurave të mëtejshme për heqjen e këtyre pllakave nga enët e gjakut (endarterektomia karotide).