Në cilën moshë fëmijët kërkojnë më shumë dhe prindërimi ëshë më i vështirë?

Në fakt, viti i tetë i jetës së një fëmije është aq i vështirë sa që dy mijë prindër që morën pjesë në këtë sondazh u pajtuan me atë, të cilët theksuan se viti i gjashtë ishte shumë më i mirë sesa pritej.

Nëse keni menduar se vitet e dyta dhe të treta të jetës së një fëmije janë shumë të vështira, prisni dhe shikoni se çfarë vjen më pas…

Një sondazh i fundit nga organizata OnePoll tregoi se shumica e prindërve mendojnë se viti i dytë, i tretë dhe i katërt janë vetëm një hyrje në atë që sjell ditëlindja e tetë. Atëherë fëmijët janë mjaft të rritur, kanë individualitetin dhe qëndrimin e tyre dhe ndihen mjaft të pavarur, por megjithatë duan ta mbyllin ditën me një përqafim nga mami ose babi. Përveç kësaj, trupi i tyre më pas ngadalë po përgatitet për pubertetin dhe hormonet që vijnë me të, transmeton portali Parents.

Në fakt, viti i tetë i jetës së një fëmije është aq i vështirë sa që dy mijë prindër që morën pjesë në këtë anketë u pajtuan me atë, të cilët theksuan se viti i gjashtë ishte shumë më i mirë se sa pritej.

Tetëvjeçarët mund të jenë kokëfortë dhe sfidues, duke përplasur dyert dhe duke bërë mimika në fytyrat e tyre në përpjekje për të pohuar pavarësinë dhe individualitetin e tyre.

Gjithashtu është e zakonshme që ata të veprojnë sikur, përmbushja e detyrimeve të tyre është e barabartë me torturën dhe ata nuk janë të panjohur të injorojnë prindërit e tyre. Prandaj, prindërit duhet të kenë shumë durim, por edhe të përgatiten për dhimbje koke të shumta. Por më e rëndësishmja, ata duhet të kenë gjithmonë parasysh se edhe pas një dite shumë të ngarkuar dhe të vështirë, fëmijët e tyre ende duan vetëm një përqafim.

Edhe pse është e vështirë të rritësh një tetëvjeçarë, mos harroni se ndonjëherë është edhe më e vështirë të jesh një tetëvjeçar.