Një nënë e re që prej pesë viteve nuk mund të urinojë: Lindja i shkaktoi zhvillimin e “sëmundjes së fshehtë”

Njëzet e gjashtë vjeçarja Rachel Ingram jeton në agoni, merr 230 tableta në javë me qëllim që të luftoj dhimbjen dhe jeton me frikën të vazhdueshme nga infeksionet.

Një nënë e re e moshës 26 vjeçare, nënë e dy fëmijëve nuk mund të urinojë që prej pesë viteve, që kur lindi vajzën e sajë.

Rachel Ingram nga Ashfordi, Kent, lindi pesë ditë përpara terminit të saj vajzën Isla, e cila tani është pesë vjeçe, ndërsa u desh që të lindej urgjentisht. Atëherë Ingram u përball me infeksione urinare të përsëritura, si dhe dhimbje abdominale, të cilat e bënin që të ulërinte për dy orë derisa përpiqej që të shkonte në banjo.

Megjithëse simptomat e saja fillimisht u përshkruan si ato të një infeksioni urinar, Ingram u diagnostikua me sindromën e Fowler-it, pasi mjekët zbuluan dy litra lëng në fshikëzën e saj, sëmundje kjo e cila më së shumti i prek gratë.

Ingram, gjendja e së cilës i shkaktoi zhvillimin e sepsës dy herë brenda 18 muajve të fundit, është detyruar që të marrë 230 tableta në javë, me qëllim që të përballoj dhimbjen dhe situatën në të cilën ndodhet.

Pas ndërhyrjes urgjente që kishte me qëllim të largimit të urinës nga fshikëza, zonja Ingram e cila më parë ishte e shëndetshme, përjetoi infeksione të përsëritura të traktit urinar dhe spazma në fshikëz.

Në përpjekje për të rivendosur funksionin e fshikëzës, zonja Ingram kishte vendosur “pacemakers” (stimulues kardiak) në shpinën e saj.

Pacemakerët e fshikëzës dërgojnë sinjale elektrike përmes rrugëve nervore, të cilat lëvizin nga truri tek nervat në pjesën e poshtme të shpinës dhe të njëjtat e kontrollojnë fshikëzën.


Ingram me fëmijët e saj

Kjo procedurë ishte e pasuksesshme dhe i shkaktoi dëme tek nervat e këmbëve, gjë që rezultoi edhe lëvizjen me ndihmën e patericave.

Ingram, e cila gjithashtu u përball edhe me humbjen e vetëdijes për shkak të gurëve në veshka, të plotësuara me sindromin Fowler. Ajo gjithashtu duhet që çdo ditë të marrë antibiotikë për të parandaluar infeksionet e traktit urinar.

Nëna e re e cila u detyrua që të heqë dorë nga puna dhe të mbështetet te burri i saj, në periudhën e ardhshme e pret një ndërhyrje, me të cilën do t’i krijohet një kanal në fshikëz, nëpërmjet të cilit do të mund që t’i futet katetra për të zbrazur urinën, shkruan “Daily Mail”.