Personat e infektuar me HIV janë të ekspozuar ndaj zhvillimit të hipertensionit

Tani që personat e infektuar me HIV jetojnë më gjatë, gjithnjë e më të dukshme janë pasojat jo-infektive të HIV-it, ndërsa hipertensioni është njëri prej tyre, thonë ekspertët.

Njerëzit të cilët janë të infektuar me virusin e mungesës së imunitetit (HIV) janë të ekspozuar ndaj rrezikut për zhvillimin e hipertensionit, pjesërisht për shkak të terapisë së HIV-it, ndërsa pjesërisht edhe për shkak të sëmundjes, tregoi studimi i ri.

Konsiderohet se, mekanizmat për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut tek individët me HIV janë të rëndësishme për parandalimin e njërit nga kushtet kryesore, që mund të shkaktoj sëmundjen kardiovaskulare të parakohshme tek të rriturit me HIV. Përndryshe, në dhjetë vitet e fundit vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru është rritur ndjeshëm.

Tani që personat e infektuar me HIV jetojnë më gjatë, gjithnjë e më të dukshme janë pasojat jo-infektive të HIV-it, ndërsa hipertensioni është njëri prej tyre, thonë ekspertët.

Inflamacioni i enëve të gjakut lidhet me zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut

Tek njerëzit e infektuar me HIV, sistemi imunitar është vazhdimisht aktiv dhe këta njerëz kanë inflamacion kronik të enëve të gjakut. Në mënyrë të ngjashme, medikamentet antiretrovirale nxisin kushtet që shpien në inflamacionin e enëve të gjakut që lidhet me zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut. Gjithashtu duhet të dini se inflamacioni kronik mund të shoqërohet edhe me mikrobiomën e zorrëve.

Konsiderohet se inflamacioni i sistemit vaskular, problemet me mikrobiomën e zorrëve, kolesteroli i lartë, sëmundjet e veshkave që lidhen me HIV-in dhe gjendje të tjera të cilat janë të pranishme tek njerëzit e infektuar me HIV, janë të lidhura fort me zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut, shkruan “Hypertension”.