NUK ËSHTË GJITHMONË E LEHTË TI NJIHNI: Këto janë simptomat e mungesës së vitaminës C tek fëmijët

Mosha më e zakonshme në të cilën fillojnë të shfaqen shenjat e mungesës së vitaminës C është midis gjashtë muajsh dhe gjashtë vjeç.

Vitamina C luan një rol shumë të rëndësishëm në shërimin e lëkurës, luftimin e infeksioneve dhe apsurbimin e hekurit, i cili është i nevojshëm për të parandaluar aneminë. Është një antioksidant i fuqishëm, dhe gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e imunitetit të fëmijëve. Siç shpjegojnë shumë pediatër, mungesa e vitaminës C tek fëmijët çon në enët e ngushta të gjakut, të cilat mund të rezultojnë në gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve, gjakderdhje nga hundët dhe mavijosje. Gjithashtu çon në uljen e prodhimit të kolagjenit në lëkurë dhe kocka, duke ngadalësuar shërimin e plagëve dhe duke shkaktuar dobësimin e kockave.

Mosha më e zakonshme në të cilën fillojnë të shfaqen shenjat e mungesës së vitaminës C është midis gjashtë muajsh dhe gjashtë vjeç. Në fillim, mund të paraqiten simptoma të paqarta si diarreja kronike, nervozizmi ose një humbje e pashpjegueshme dhe e papritur e oreksit. Kështu fëmija mund të humbasë peshë.

Ndërsa mungesa përkeqësohet, fëmijët mund të përjetojnë gjakderdhje dhe mavijosje, humbje flokësh, dhimbje në krahë dhe këmbë, lodhje dhe mungesë të përgjithshme energjie. Nëse nuk njihet në kohë, mungesa e vitaminës C tek fëmijët mund të ndikojë në rritjen e tyre afatgjatë dhe fëmija mund të sëmuret më shpesh se moshatarët e tij.

 

 

Përktheu dhe përshtati:S.N