OBSH: Çdo i gjashti person në planet është i prekur nga infertiliteti

Sipas të dhënave nga raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), infertiliteti prek çdo të gjashtin person në planet.

Sipas të dhënave nga raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), infertiliteti prek çdo të gjashtin person në planet.

Pothuajse 17,8 për qind e të rriturve në vendet me të ardhura të larta janë të prekur nga infertiliteti, ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, 16,5 për qind e banorëve vuajnë nga ky problem. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, përqindja e njerëzve të prekur nga problemi tregon nevojën për të zgjeruar aksesin në kujdesin shëndetësor riprodhues dhe për të sigurohet që problemi nuk do të lihen kërkimet nga ana e hulumtuesve shëndetësorë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e përkufizon infertilitetin si një sëmundje të sistemit riprodhues te burrat dhe gratë, e karakterizuar nga dështimi për të arritur shtatzëninë pas 12 muajsh apo më shumë marrëdhënieve të rregullta dhe të pambrojtura.

“Kjo mund të çojë në shqetësime të konsiderueshme dhe vështirësi financiare, duke ndikuar në mirëqenien mendore dhe psikosociale,” thotë OBSH.

Parandalimi, diagnostikimi dhe trajtimi i infertilitetit mbeten të pafinancuara dhe të paarritshme për shkak të kostove të larta, stigmës sociale dhe qasjes të kufizuar, thuhet kështu në raport.

OBSH këto të dhëna i nxori në bazë të përzgjedhjes dhe analizës tek 133 studime nga gjithsej rreth 12,000 studime në mbarë botën në periudhën prej vitit 1990-2021.

Përktheu dhe përshtati:S.N