OBSH me rekomandime të reja për gratë shtatzëna: Seksioni cezarian shpesh është i panevojshëm!

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se hulumtimet e bëra deri më tani tregojnë se, përqindja e fëmijëve të lindur me seksion cezarian (10 deri 15 përqind) nuk shpien në zvogëlimin e shkallës së vdekshmërisë së nënës ose të foshnjave.

OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) publikoi 26 rekomandime të reja për gratë shtatzëna, të cilat në veçanti paralajmërojnë për rritjen e numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale, siç është seksioni cezarian i cili jo domosdoshmërisht është i nevojshëm.

“Në dy dekadat e fundit, kemi shumë ndërhyrje kirurgjikale që janë të panevojshme për nënat,” thotë  D-r. Olufemi Oladabu ekspert në Njësinë e Shëndetit Riprodhues dhe Kërkimit të OBSH.

“Në disa rajone të botës shumë shpesh është përfshirë seksioni cezarian ose përdorimi i oksitocinit për të përshpejtuar lindjen “, shton Oladabu, duke folur për formën e sintetizuar të hormonit natyror, i cili në disa vende të botës zakonisht u është dhënë nënave intravenoze për të nxitur kontraktimet, për të shpejtuar lindjen dhe për të shmangur komplikimet.

OBSH raportoi se hulumtimet e bëra deri më tani tregojnë se, përqindja e fëmijëve të lindur me seksion cezarian 10 deri 15 përqind, nuk shpie në zvogëlimin e shkallës së vdekshmërisë së nënës ose të foshnjave.

OBSH paralajmëron për rritjen e numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale, siç është seksioni cezarian i cili jo domosdoshmërisht është i nevojshëm.

“Midis vendeve të zhvilluara mesatarisht, siç janë Turqia, Kina, vendet e Amerikës Latine dhe Irani, ekziston një shkallë e lartë e seksioneve cezariane, ‘shpesh pa një arsye të qartë’”, thotë zyrtari i OBSH-së Metin Gulmezoglu.

Oladabu, sërisht thekson se gratë duhet të jenë të lira të zgjedhin se çfarë lloj lindjeje dëshirojnë, dhe si t’u sigurohen barnat kundër dhimbjeve.