Për çfarë shqetësohen më shumë prindërit e fëmijëve që fillojnë shkollën e mesme?

Kalimi nga shkolla fillore në të mesme mund të jetë i frikshëm, jo ​​vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit. Qëndroni pozitivë dhe flisni hapur dhe sinqerisht me fëmijët për ti ndihmuar dhe lehtësuar ankthin, këshillon ekspertja e prindërve Sju Atkins.

Një hulumtim i zbatuar tek 1000 prindër në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se nënat dhe baballarët, fëmijët e të cilëve po fillojnë shkollën e mesme janë më të shqetësuar për maltretimin, nëse fëmijët e tyre do të bëjnë miq dhe nëse do të mund ti bëjnë ballë presionit të bashkëmoshatarëve të tyre.

53 përqind e prindërve thanë se ishin të shqetësuar, se fëmijët e tyre do të ishin më pak të sigurt në shkollën e mesme sesa në shkollën fillore. Gjashtë  nga dhjetë prindër synojnë të gjurmojnë vendndodhjen e fëmijës së tyre me aplikacione gjurmuese, ndërsa 32 për qind pranojnë se e kanë bërë këtë që në shkollën fillore.

53 përqind e prindërve thanë se ishin të shqetësuar se fëmijët e tyre do të ishin më pak të sigurt në shkollën e mesme sesa në shkollën fillore

“Kalimi nga shkolla fillore në atë të mesme mund të jetë i tmerrshëm, jo ​​vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit. Qëndroni optimistë dhe flisni hapur dhe sinqerisht me fëmijët për ti ndihmuar dhe lehtësuar ankthin”, këshillon ekspertja e prindërimit Sju Atkins.