Përgjumja brenda ditës – faktor i ri rreziku i sëmundjes Alzheimer

Gjumi brenda ditës tek personat e moshuar mund t'i referohet kësaj sëmundje neurodegjenerative, e cila është më e zakonshme tek personat e moshës mbi 65 vjeçare.

Njerëzit në moshë të cilët shpesh ndihen të përgjumur gjatë ditës, janë të ekpozuar trefish ndaj rrezikut të rritjes së beta-amiloidit në tru më vonë në jetë, tregoi një studim i ri. Përndryshe, akumulimi i beta-amiloidit në tru është karakteristikë e sëmundjes së Alzheimerit.

Studiuesit besojnë se promovimi i gjumit të natës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit.

Duhet të theksohet se studimet e mëparshme tashmë kanë treguar se rreziku i Alzheimerit mund të zvogëlohet nga ushqimi i duhur, stërvitja dhe aktiviteti kognitiv.

Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se, gjumi deri më tani nuk është njohur si faktor rreziku për Alzheimer-in, pavarësisht faktit se çrregullimi i gjumit mund të jetë shenjë e sëmundjes.

Të fjeturit shpesh brenda ditës bëhet faktor rreziku për sëmundjen e Alzheimerit

Në fakt, mendohej se çrregullimi i gjumit në sëmundjen e Alzheimerit ishte për shkak të akumulimit të beta-amiloideve dhe ndryshimeve pasuese të neuroneve, shkruan “Sleep”.

Sëmundja e Alzheimerit i përket grupit të sëmundjeve neurodegjenerative. Më e zakonshme është tek njerëzit e moshës mbi 65 vjeçare dhe është përgjegjëse për 60% të sëmundjes së demencës. Sëmundja përparon me përkeqësimin e funksioneve njohëse, aftësinë e zvogëluar për të kryer aktivitetet e përditshme, ndryshimet e gjendjes shpirtërore dhe simptomat neuropsikologjike.

Rasti i parë i kësaj sëmundjeje u përshkrua në vitin 1901, nga psikiatri dhe neuropatologu gjerman Alois Alzheimer, ndërsa pacientja ishte e moshës 50 vjeçare. Sëmundja më vonë u quajt sëmundja e Alzheimerit.