Pesë simptomat e hershme të kancerit pankreatik, që nuk duhet të injorohen

Sipas të dhënave të Institutit Amerikan Kombëtar të Kancerit, vetëm dy për qind e njerëzve do të marrin diagnozë në kohë të kancerit të pankreasit, i cili më së shpeshti shfaqet tek personat e moshës mbi 60 vjeçare, megjithëse ky lloj kanceri është raportuar edhe tek personat e moshës nën 30 vjeçare.

Kanceri i pankreasit është në vendin e katërt midis shkaqeve të vdekjes nga sëmundjet malinje. Është e vështirë që të përcaktohet në fazën e hershme kur është pa simptoma, ndërsa teste të thjeshta që të mund të përdoren, fatkeqësisht nuk ka.

Sipas të dhënave të Institutit Amerikan Kombëtar të Kancerit, vetëm dy për qind e njerëzve do të marrin diagnozë në kohë të kancerit të pankreasit, i cili më së shpeshti shfaqet tek personat e moshës mbi 60 vjeçare, megjithëse ky lloj kanceri është raportuar edhe tek personat e moshës nën 30 vjeçare.

Kur bëhet fjalë për këtë lloj kanceri, i cili ka një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë, i rëndësishëm është parandalimi dhe diagnostifikimi i hershëm.

Pse është e vështirë të zbulohet në një fazë të hershme?

Arsyeja është pozita e këtij organi, i cili ndodhet në një vend të tillë që është vështirë të zbulohet me kontroll të rastësishme, ndërsa simptomat janë të tilla sa që njerëzit shpesh i injorojnë. Për shkak se është e rëndësishme që të dini, këto janë disa simptomat e rëndësishme për të cilat paralajmërojnë gastroenterologët.

Sy dhe lëkurë të verdhë

Kjo mund të jetë simptomë e problemeve që lidhen me alkoolizmin, dështimin e mëlçisë ose kancerin e pankreasit, pasi që shumica e tumoreve të pankreasit fillimisht zhvillohen në pjesën e sipërme të organit, gjë që mund të bllokojë kanalin biliar. Cilado qoftë arsyeja, këto simptoma nuk duhet të injorohen.

Fryrje

Nëse ndjeheni të fryrë pas një vakti të bollshëm, atëherë nuk ka arsye për tu shqetësuar, por nëse ndjeheni të fryrë për disa ditë, kjo tashmë është një sinjal alarmant. Kjo është një nga simptomat e para që e vërejnë gratë, por nuk i referohen ndihmës profesionale, duke besuar se do të kalojë. Nuk duhet të mendohet menjëherë për kancerin, por nuk duhet shmangur konsultimi mjekësor.

Mungesë oreksi

Humbja e oreksit është një tjetër simptomë e rëndësishme e kancerit të pankreasit. Me rritjen e tumorit, ai shtyn organet tjera, ndërsa mund të pengoj edhe lukthin. Rezultati është ndjenja e dobësisë dhe të ngrënit tepër, pavarësisht faktit se keni konsumuar pak ushqim.

Humbja e peshës

Humbja e oreksit mund të çojë përshpejtimin e humbjes së peshës tuaj, por nëse nuk mund ta shpjegoni vetë këtë dukuri, atëherë kërkoni ndihmë mjekësore.

Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës

Ky tumor jo vetëm që shkakton probleme me lukthin, por gjithashtu mund të shkaktoj presion edhe në pjesët tjera të trupit si kurrizi dhe muskujt që e rrethojnë atë. Nëse dhimbja është e vazhdueshme, gjithsesi duhet që të konsultoheni me një profesionist.