Pozicioni i akneve në fytyrë zbulon rreziqet potenciale të organizmit

Puçrrat në zonën e mjekrës tregojnë për stresin dhe ndryshimet hormonale. Shpesh shfaqen gjatë ciklit menstrual, por gjithashtu mund të tregojnë ovulacion. Mund të jenë shenjë edhe e menopauzës ose mosbalancimit hormonal.

Balli dhe tehu i flokëve

Shkak i shfaqjes së akneve në këtë zonë, shpesh janë produktet kozmetike që reagojnë keq me lëkurën tuaj. Gjithashtu, shkak mund të jenë problemet digjestive – ushqimi jo i shëndetshëm që çon në mosbalancimin digjestiv, ndërsa tregon edhe për probleme me mëlçinë.

Vetulla 

Puçrrat në vetulla dhe rreth tyre zakonisht janë shenjë e rritjes së flokëve për shkak të heqjes së qimeve në këtë pjesë të fytyrës. Gjithashtu mund të shoqërohet me funksionin e  gjëndrës mbiveshkore (stresi).

T-zona

Kjo zonë përfshinë zonën përgjatë hundës dhe rreth vetullave (forma e shkronjës T). Lëkura në këtë zonë është shumë e ndjeshme dhe reagon edhe ndaj ndryshimeve më të vogla të jetës (stresit). Po ashtu, kjo zonë është e lidhur me mëlçinë dhe mund të tregojë për problemet me intolerancën ndaj ushqimit.

Faqet

Për shfaqjen e akneve në këtë pjesë të fytyrës është e mundur që fajtor të jenë – celulari ose duart tuaja. Dezinfektojeni celularin dhe rregullisht lani duartë. Puçrrat në pjesën e sipërme të faqeve mund të shoqërohen me probleme të frymëmarrjes.

Mjekra dhe nofulla

Puçrrat në këtë zonë tregojnë për stresin dhe ndryshimet hormonale. Shpesh shfaqen gjatë ciklit menstrual, por gjithashtu mund të tregojnë ovulacion. Mund të jenë shenjë edhe e menopauzës ose mosbalancimit hormonal (cikli jo i rregullt). Por shfaqja e akneve në mjekër mund të jetë shenjë edhe e problemeve me fuksionin e zorrës së hollë.