Prim. Dr. Borisllav Gogushevski: Infeksionet e sipërme respiratore transmetohen nëpërmjet kontaktit me personin e sëmurë, kollitjes ose teshtitjes

Rrugët e sipërme respirator përfshijnë pjesën fillestare të sistemit të frymëmarrjes, duke filluar nga pjesa e përparme me hundën e deri në laring. Sipas karakteristikave anatomike, infeksionet mund të shfaqen në hundë, sinus, fyt/faring, bajamet, laring, duke përfshirë një ose më shumë nga këto segmente.

Çfarë janë infeksionet e sipërme respiratore?

Me ardhjen e vjeshtës, ndryshimet e motit dhe ftohtësia, sjellin një rrezik të lartë të infeksioneve të traktit të sipërm të rrugëve respiratore. Frekuenca e tyre është më e lartë në periudhën nga shtatori deri në prill. Shkak kryesor për këtë, përveç ndryshimeit të temperaturës, është edhe qëndrimi në dhoma të mbyllura dhe jo të ajrosura, të cilat reduktojnë rezistencën lokale ndaj mukozës së rrugëve respiratore dhe e bëjnë atë më të ndjeshme ndaj infeksioneve.

Shkruan: Prim. Dr. Borisllav Gogushevski, Otorinolaringolog

 

Rrugët e sipërme respirator përfshijnë pjesën fillestare të sistemit të frymëmarrjes, duke filluar nga pjesa e përparme me hundën e deri në laring. Sipas karakteristikave anatomike, infeksionet mund të shfaqen në hundë, sinus, fyt/faring, bajamet, laring, duke përfshirë një ose më shumë nga këto segmente.

 

Cilët janë shkaktarë më të zakonshëm të këtyre infeksioneve?

Në 85% të rasteve, shkaktarë janë viruset. Më të përhapura zakonisht janë rinoviruset, adenoviruset, viruset e influenzës dhe parainfluenzës, viruset respiratore të sinciciteve. Tek shkaktarët bakterial dominojnë Streptococcus pneumoniae, Haemophylus influenzae, Moraxella catarrhalis, Streptococcus pyogenes, Streptococus haemolyticus.

Si transmetohet infeksioni?

Infeksionet transmetohen përmes kontaktit me personin e sëmurë, kollitjes ose teshtitjes atëherë kur personi i sëmurë e përhap infeksionin menjëheë në mjedisin e tij ose nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me objektet në mjedisin e tij në rast të higjienës së pamjaftueshme. Kjo është mënyra më e lehtë për të përhapur infeksionet dhe për të krijuar epidemi sezonale, sidomos në ambiente kolektive, kopshte, shkolla, vende pune.

Simptomat

Infeksionet e traktit të sipërm të frymëmarrjes shpesh shfaqen si infeksione akute, por mund të shfaqen edhe në forma sub-akute ose kronike.

Simptomat varen nga lokalizimi i infeksionit. Ato janë veçanërisht të theksuara tek fëmijët e vegjël për shkak të imunitetit më të dobët, si dhe tek ata me mungesë imuniteti dhe pacientët e rritur që u përkasin kategorive të rrezikut.

Në fillim, dominojnë simptomat e ftohjes/gripit, të shoqëruar me dobësim të përgjithshëm, temperaturë të rritur trupore, dhimbje koke, kongjestion hundor, kollë. Përveç kësaj shfaqet edhe sekrecion i hundës i cili mund të jetë me intensitet të ndryshëm, shpesh i shoqëruar me teshtitje. Tek infeksionet virale, sekrecionet zakonisht është i qartë, por nëse bëhet më i dendur, i verdhë ose i verdhë në të gjelbër mund të na tregoj për zhvillimin e një infeksion bakterial ose eventualisht prekjen e sinuseve, sidomos nëse shoqërohet me dhimbje të forta në zonën e sinusit. Infeksionet e hundës dhe sinuseve, sidomos tek fëmijët me bajamen e tretë të rritur, mund të shkaktojnë inflamacion të veshëve. Dhimbjet e fytit, vështirësitë gjatë gëlltitjes shfaqen gjatë infeksioneve të fytit ose bajameve. Infeksionet e laringut, sidomos kordat vokale shoqërohen më vështirësi tek të të folurit, ngjirja e zërit. Tek fëmijët e vegjël, nëse infeksioni përhapet në pjesën e laringut nën kordat vokale, mund të çojë në vështirësi serioze të frymëmarrjes.

Simptomat e infeksioneve të sipërme respiratore zakonisht zgjasin 7-14 ditë. Nëse ato zgjasin më shumë atëherë tregojnë mundësinë për shfaqjen e ndërlikimeve.

Sigurohuni që të konsultoheni me mjekun nëse keni:

  • simptoma për një kohë të gjatë;
  • përkeqësimi i simptomave fillestare;
  • historia e infeksioneve respiratore kronike;
  • gjendjet e mungesës së imunitetit tek rrezik kategoritë e pacientëve/fëmijë të vegjël, të moshuar.
Në fillim, dominojnë simptomat e ftohjes/gripit, të shoqëruar me dobësim të përgjithshëm, temperaturë të rritur trupore, dhimbje koke, kongjestion hundor, kollë.

Si të arrijmë diagnozën e duhur?

Diagnoza caktohet në bazë të anamnezës dhe ekzaminimit të hollësishëm. Përveç ekzaminimeve standarde, orofaringoskopia, rinoskopia e përparme, metodë diagnostifikuese e cila ka rëndësi të veçantë në vlerësimin e rrugëve të sipërme respiratore është fibernazofaringolaringoskopia/fleksibile. Duke përdorur sondën fleksibile me sistem optik, ajo mundëson pamje të detajuar të rrugëve të sipërme respiratore, duke filluar nga hunda deri tek kordat vokale dhe një pjesë të hapësirës nën to. Testet laboratorike, gjetjet mikrobiologjike nga briset e marra e plotësojnë diagnozën, por gjithashtu e drejtojnë qasjen terapeutike. Për vlerësimin e hapësirave të sinusit, në varësi të simptomave, kërkohet edhe vlerësimi shtesë radiologjik.

Tek infeksionet virale, sekrecionet zakonisht është i qartë, por nëse bëhet më i dendur, i verdhë ose i verdhë në të gjelbër mund të na tregoj për zhvillimin e një infeksion bakterial ose eventualisht prekjen e sinuseve, sidomos nëse shoqërohet me dhimbje të forta në zonën e sinusit.

Ndryshime në qasjen terapeutike

Etiologjia virale në shumicën e infeksioneve të sipërme respiratore e përcakton edhe konceptin terapeutik. Terapia kryesisht është simptomatike, me qëllim që të lehtësohen simptomat – antipiretikët për uljen e temperaturës, analgjezikët për të zvogëluar dhimbjen, pikat dekongjestionuese ose sprej nazal, mjaftë lëngje dhe terapi me vitamina, inhalacione dhe sigurisht, pushim. Terapia antivirale koordinohet në forma të rënda të gripit pas një procedure të saktë diagnostifikuese.

Terapi antibiotike nuk ka rëndësi tek infeksionet virale, por ka rol të veçantë nëse konstatohet etiologjia bakteriale në bazë të simptomave dhe gjetjeve mikrobiologjike shtesë. Ajo duhet të koordinohet në mënyrën e duhur sa i përket dozës dhe kohëzgjatjes së trajtimit.

Në rast se konfirmohet alergji ose ekzistojnë simptoma të alergjisë në korrelacion me gjetjet lokale, atëherë si plotësues jepen edhe antihistaminët/ anti-alergjikët në formën e sprejeve për hundë.


Infeksionet e hundës dhe sinuseve, sidomos tek fëmijët me bajamen e tretë të rritur, mund të shkaktojnë inflamacion të veshëve.


 

Parandalimi

  • t’i kushtohet vëmendje higjienës personale/higjienës së duarve, higjienës së mjedisit të drejtpërdrejtë;
  • shmangia e vendeve ku qëndronjë një numër i madh njerëzish, sidomos kur ka njohuri për epidemi të infeksioneve virale;
  • mbajtja me maskës mbrojtëse, në rast të kontaktit me personat e sëmurë;
  • ajrosja e ambienteve shtëpiake, qëndrim më i gjatë në ajër të pastër;
  • përdorimi i mundshëm i vaksinave/në forma të caktuara të gripit dhe grupeve të caktuara të rrezikut.