Prof. Dr. Emilia Vllashki: Diagnostifikimi i astmës tek fëmijët (6)

Simptomat shfaqen ose përkeqësohen gjatë natës dhe mund ta prishin gjumin. Shkak faktorët e mundshëm janë tendosja fizike, infeksionet virale respiratore, kontakti me ekspozimin ndaj kafshëve, poleni, irritues, ndryshime të temperaturës ose emocione të forta

Vlerësimi i një fëmije i çfarëdo moshe me dyshimin për sëmundjen e astmës përfshin historin e detajuar të sëmundjes, ekzaminimin fizik dhe ekzaminimet laboratorike.

Historia e sëmundjes

Në kuadër të astmës flet prania e fishkëllimës së përsëritur (wheezing), ose kollitja, ose shfaqja e përsëritur e frymëmarrjes së vështirësuar ose shtrëngimi në gjoks, me një përgjigje të mirë ndaj medikamenteve të cilat përdoren për trajtimin e astmës (bronkodilatatorë, kortikosteroidet).

Shkruan: Prof. Dr. Emilia Vllashki, specialist-pediatre

Simptomat shfaqen ose përkeqësohen gjatë natës dhe mund ta prishin gjumin. Shkak faktorët e mundshëm janë tendosja fizike, infeksionet virale respiratore, kontakti me ekspozimin ndaj kafshëve, poleni, irritues, ndryshime të temperaturës ose emocione të forta. Dyshime për astmën duhet të ngjallin edhe ftohjet e shpeshta të cilat “zbresin në mushkëri” ose zgjasin më shumë se 10 ditë. Ekzema, rinitit alergjik, historia familjare e astmës ose sëmundjet alergjike shpesh shoqërohen me astmën gjatë periudhës së fëmijërisë.

Në varësi të moshës dhe shkak-faktorit të vetëm ose dominues, ekzistojnë shumë fenotipe të astmës.

Në rast të shfaqjes së simptomave të astmë gjatë infeksioneve virale, atëherë bëhet fjalë për astmën e shkaktuar nga virusi. Në rast të ndërlidhjes së simptomave me ekspozimin ndaj disa alergeneve të caktuara, në fjalë është astma e shkaktuar nga alergenët, ndërsa në rast të mbipeshës fjala është për fenotipin e veçantë të astmës i shoqëruar nga mbipesha, e cila karakterizohet nga simptoma më të rënda dhe refrakcioni i terapisë kortikosteroide.

Në rast të kollitjes kronike gjatë natës, simptoma kryesore ose e vetme është e ashtuquajtura cough – variant asthma, e cila është e zakonshme sidomos gjatë fëmijërisë dhe shpesh shoqërohet me gjetjet normale të ekzaminimeve që kryhen gjatë ditës. Tek shumica e fëmijëve, aktiviteti fizik është faktori i vetëm që shkakton simptoma të astmës (exercise-induced asthma). Nëse nuk identifikohet ndonjë shkaktar i veçantë alergjik, atëherë bëhet fjalë për astmë jo-alergjike. Astma e rëndë për shkak të karakteristikave të saja të veçanta mund të konsiderohet si një fenotip dallues (vazhdimi i simptomave ose reagimi i dobët ndaj terapisë).

Ekzaminimi fizik

Ekzaminim fizik i një fëmijë që vuan nga astma në mungesë të përkeqësimit akut të sëmundjes është normal ose përbëhet nga prania e shenjave të sëmundjeve të tjera alergjike, si ekzema ose rinititi alergjik.

Gjatë përkeqësimit akut të pranishme janë: kollitja, wheezing, ekspiriumi i zgjatur, përdorimi i muskulaturës ndihmëse respiratore, tachypnoea dhe takikardia. Me përparimin e sulmit vjen deri te shfaqja e cianozë, agjitacioni i tërheqjes, kufizimi i të folurit, pozicioni i të qëndruarit detyrimisht ulur dhe pulsi paradoksal. Tek përkeqësimi shumë i rëndë i astmës me një pauzë kërcënuese respiratore, vjen deri te çrregullimi i vetëdijes, bradikardia dhe mungesa e wheezing me frymëmarrje të cekët.