Prof. Dr. Emilija Vllashki: Patogjeneza e astmës tek fëmijët (5)

Faktorë të rëndësishëm janë ndryshimet strukturore të mushkërive, të cilat ndikojnë në rimodelimin dhe bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Pavarësisht përputhjes së shpeshtë të astmës me atopinë, roli i atopisë si mekanizëm në zhvillimin e astmës është i debatueshëm.

Astma është sëmundje kronike inflamatore e rrugëve të frymëmarrjes, në të cilën marrin pjesë një numër i madh qelizash inflamatore (qeliza yndyrore, eozinofilet, limfocitet, neutrofilet), ndërmjetësuesit kimik (histaminë, leukotriene, faktori i aktivizimit të trombociteve, bradikininet etj.), dhe faktorët e kemotaksës (citokinat, eotaksin, etj).

Inflamacioni rrit përgjigjen bronkiale me shfaqjen e obstruksionit të rrugëve të frymëmarrjes dhe zvogëlimin e qarkullimit të ajrit për shkak të spazmës së muskujve të lëmuar, edemës, rritjes së prodhimit të mukozës, grumbullimi i qelizave inflamatore dhe deskuamimi i qelizave epiteliale në rrugët e frymëmarrjes gjatë ekspozimit ndaj shkak-faktorëve të ndryshëm.

Shkruan: Prof. Dr Emilia Vllashki, specialist pediatre

Inflamacioni kronik i rrugëve të frymëmarrjes mund të çojë në rimodelimin e rrugëve të frymëmarrjes me hipertrofinë e muskujve të lëmuar, angiogjenezën dhe vaskularizimin e rritur, infiltrimin kronik me qeliza inflamatore, hiperplazinë e qelizave, depozitimin e kolagjenit, trashjen e membranës themelore dhe elasticitetin e reduktuar të murit të rrugëve të frymëmarrjes. Ky proces fillon relativisht herët dhe mund të çojë në ndryshime strukturore të pakthyeshme dhe humbje progresive të funksionit të mushkërive.

Faza e sëmundjes me rreziku të lartë të shfaqjes së rimodelimit dhe mundësia e efektit parandalues nga ndërhyrja terapeutike, është akoma e panjohur.

Megjithëse proçeset imunologjike janë dukshëm të përfshira në mekanizmat që çojnë në shfaqjen e astmës, astma megjithatë nuk është sëmundje imunologjike.

Faktorë të rëndësishëm janë ndryshimet strukturore të mushkërive, të cilat ndikojnë në rimodelimin dhe bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Pavarësisht përputhjes së shpeshtë të astmës me atopinë, roli i atopisë si mekanizëm në zhvillimin e astmës është i debatueshëm.

Për këto arsye, astma mund të konsiderohet më shumë si një sindrom, sesa një sëmundje në të cilën shumë mekanizma të ndryshëm mund të kenë një rol po aq të rëndësishëm për zhvillimin dhe rrjedhën natyrore.

(Vazhdon)