Prof. dr. Joksimoviq: ÇFARË DUHET TË MERRET PARASYSH GJATË TRAJTIMIT TË HELICOBACKER INFEKSIONIT

Qëllimi kryesor i mjekimit është çrrënjosja e Helicobacter pylori-t. Për këtë organizohen shpesh kongrese, seminare dhe simpoziume botërore. Janë shkruar tekste dhe studime të shumta. Njohjet e përgjithshme rreth këtij infeksioni janë mbledhur nga disa konferenca botërore që janë mbajtura në Maastricht. Kështu, mbledhja e parë nën emrin Maastricht I u mbajt në vitin 1996, ku u prezantua rregulli i testimit dhe mjekimit me terapi të trefishtë, i përbërë nga dy antibiotikë dhe inhibitori i pompës protonike.

Shkruan: Prof. dr. Nenad Joksimoviq
Takimi i dytë i Maastrichtit II u mbajt në vitin 2000, ku u vendos: për linjën e parë të terapisë – terapi e trefishtë (PPI ose Ranitidine, e kombinuar me Сlarithromycin dhe Amoxicillin ose Metronidazole); si linjë e dytë e terapisë të jetë – terapia e katërfishtë (PPI – proton pump inhibitor, Bismuth, Metronidazole dhe Tetracycline).
Në vitin 2005 u mbajt takimi i tretë i Maastricht III, me rekomandime të reja (13 rekomandime për çrrënjosjen e Hp, duke futur antibiotikët më të fundit – Fluoroquinolone, Levofloxacin, Rifamycin, Rifabutin).

Maastricht IV u mbajt në vitin 2010, ku u prezantua (Testimi i rezistencës për Clarithromycin (15%) material biopsie – terapia e linjës së dytë: terapi e katërfishtë 14 ditë = PPI + 3 antibiotikë (fluoroquinolone, levofloxacin, nitazoxamide, amoxicillin, metronidazole, tinidazole).  U prezantua edhe terapia sekuenciale (10 ditë me përfshirjen e PPI (2 / ditë) dhe Amoxicillin (1000 mg 2 / ditë) për 5 ditë, pastaj PPI (2 / ditë) dhe Clarithromycin (500 mg 2 / ditë) dhe Tinidazole (500 mg 2 / ditë) për 5 ditë; e dyfishtë, hibrid, etj.

Mbledhja e fundit e Maastricht V u mbajt në vitin 2016, ku përveç të gjitha kombinimeve të tjera të antibiotikëve me inhibitorët e pompës protonike (PPI), në trajtim janë futur edhe probiotikët e këtij infeksioni. Këtu, për herë të parë është parë rëndësia e probiotikëve në funksionimin normal të sistemit tretës të njeriut.

Probiotikët janë baktere jo-patogjene të gjalla, që shërbejnë për ndryshimin e mikroflorës së stomakut, me çka zvogëlohen efektet anësore të mjekimit standard mbi infeksionin H. Pylori, veçanërisht diarrenën. Mikrobita e njeriut përfshin bakteret, kërpudhat, mikroorganizmat dhe viruset. Njerëzit janë të kolonizuar nga mikroorganizma të shumtë. Ato ndahen në dy grupe themelore – njëri grup është i lokalizuar në lëkurë dhe grupi tjetër është i lokalizuar në sistemin e tretjes. Të dyja sistemet – lëkura si sistem mbrojtës i trupit nga faktorët e jashtëm dhe sistemi i tretjes – nuk do të mund të funksiononin pa praninë e baktereve mikrobike kolonizuese.
Vetëm në sistemin tretës të njeriut ekzistojnë rreth 10 deri 14 milionë qeliza – baktere            jo-patogjene, nga të cilat vetëm 1.2 milion janë të njohura dhe vërtetuar gjenetikisht. Pra, njerëzit kanë rreth 1 milion qeliza që kanë strukturën e tyre gjenetike, vetëm në sistemin e tretjes jetojnë rreth 10 deri 14 milionë qeliza që gjithashtu kanë një strukturë të veçantë gjenetike. Është vlerësuar se raporti midis tyre është nga 3:1 në 10: 1 në favor të mikrobiotës.

Megjithatë, duke llogaritur ciklin jetësor të të gjitha baktereve, mendohet se mund të jenë rreth disa miliardë qeliza. Dhënia e papërshtatshme e antibiotikëve ose dhënia e antibiotikëve në doza të larta dhe për një kohë të gajtë, siç është rasti me trajtimin e infeksioneve helicobacter ku pasojat janë të pashmangshme në kuptimin e prishjes së funksionimit të tubit të tretjes, të cilat klinikisht më së shpeshti manifestohen si sindrome diarre. Në këtë moment ka një rënie të numrit të baktereve jo-patogjene (bakteret e mira), ndërsa numri i patogjenëve (të këqija) në tubin e tretjes rritet. Nga raporti i tyre varet edhe ashpërsia e fotografisë klinike (më e lehtë ose më e rëndë). Nga kjo mund të shihet se sa mikrobiotik janë të nevojshëm për një jetë normale të makroorganizmit (njeriut).

Në disa studime është publikuar se dhënia e pakontrolluar e antibiotikëve tek foshnjat,  tek 80% e tyre në një periudhë të ardhshme shkakton sëmundjen e Crohn, ndërsa në 20%  shkakton kolit ulçeroz, si pasojë e shkatërrimit të mikrobeve të mira në zorrë. Si rezultat i gjithë kësaj, probiotikët janë të dobishme për të përmirësuar tolerancën e shumë llojeve të terapive antibiotike.