PUBERTETI I HERSHËM TEK FËMIJËT: Cilat janë shenjat tek vajzat dhe cilat tek djemtë?

Tek vajzat, shenjat e pubertetit të hershëm përfshijnë zhvillimin e gjinjve para moshës shtatë ose tetë vjeç, fillimin e menstruacioneve para moshës 10 vjeç dhe rritjen e shpejtë. Tek djemtë, shenjat e pubertetit të parakohshëm janë zmadhimi i testikujve ose penisit dhe rritja e shpejtë dhe e papritur në gjatësi.

Kalimi i hershëm i pubertetit gjithashtu mund të jetë i vështirë për fëmijët si emocionalisht ashtu edhe social, thonë mjekët pediatër

Puberteti është periudha kur fëmijët zhvillohen fizikisht dhe emocionalisht tek djemtë dhe vajzat e reja. Zakonisht fillon në adoleshencë: mosha mesatare për vajzat është 10 vjeç, ndërsa për djemtë është 11 vjeç. Megjithatë, disa fëmijë përjetojnë të ashtuquajturin pubertet të hershëm, njofton “Kids Health”.

Kjo do të thotë se shenjat e pubertetit fillojnë para moshës shtatë vjeç për vajzat dhe para moshës nëntë vjeç tek djemtë. Për disa fëmijë, simptomat mund të jenë thjesht të pakëndshme, ndërsa për të tjerët, puberteti i parakohshëm është një shenjë e një problemi specifik shëndetësor.

Cilat janë shenjat e pubertetit të hershëm?

Tek vajzat, shenjat e pubertetit të parakohshëm përfshijnë zhvillimin e gjinjve para moshës shtatë ose tetë vjeç, fillimin e menstruacioneve para moshës 10 vjeçare dhe rritjen e shpejtë. Tek djemtë, shenjat e pubertetit të parakohshëm janë zmadhimi i testikujve ose penisit dhe rritja e shpejtë në gjatësi (rritje e papritur). Tek vajzat dhe djemtë, disa nga shenjat e mëposhtme mund të tregojnë pubertetin e hershëm:

  • zhvillimi i qimeve në zonat intime,
  • qime në sqetull ose në fytyrë,
  • trashja e zërit,
  • shfaqja e puçrrave ose akneve,
  • djersitje e shtuar.

Si ndikon puberteti i hershëm tek fëmijët?

Kur përfundon puberteti, rritja e gjatësisë tek fëmijët zakonisht ndalet. Për shkak se kockat e tyre piqen dhe rritja e kockave ndalon më herët se zakonisht, fëmijët me pubertet të parakohshëm nuk e arrijnë potencialin e tyre të plotë të lartësisë. Kalimi i hershëm i pubertetit gjithashtu mund të jetë i vështirë për fëmijët si emocionalisht ashtu edhe social, thonë pediatrit.

Vajzat mund të shqetësuara dhe shpeshherë të turpërohen për shkak të menstruacioneve ose zmadhimit të gjoksit më herët se moshatarët e tyre. Edhe emocionet dhe sjellja mund të ndryshojnë tek fëmijët me pubertet të hershëm. Vajzat mund të kenë luhatje të humorit dhe nervoze, dhe djemtë më agresivë. Më rrallë , ata gjithashtu mund të zhvillojnë një dëshirë seksuale të papërshtatshme për moshën e tyre.

Vajzat mund të shqetësuara dhe shpeshherë të turpërohen për shkak të menstruacioneve ose zmadhimit të gjoksit më herët se moshatarët e tyre. Edhe emocionet dhe sjellja mund të ndryshojnë tek fëmijët me pubertet të hershëm. Vajzat mund të kenë luhatje të humorit dhe nervoze, dhe djemtë më agresivë. Më rrallë , ata gjithashtu mund të zhvillojnë një dëshirë seksuale të papërshtatshme për moshën e tyre.

Çfarë e shkakton pubertetin e parakohshëm?

Fillimi i pubertetit nxitet nga hipotalamusi. Kjo zonë e trurit sinjalizon gjëndrën e hipofizës (një gjëndër me madhësi bizele afër bazës së trurit) për të lëshuar hormone që stimulojnë vezoret (tek vajzat) ose testikujt (tek djemtë) për të prodhuar hormone seksuale. Më shpesh, veçanërisht tek vajzat, puberteti i hershëm ndodh sepse truri dërgon sinjale më herët se sa duhet. Nuk ka asnjë problem ose shkaktar tjetër themelor mjekësor. Gjithashtu mund të ndodhë shpesh në familjet që janë të prirura për pubertet të hershëm.

Në raste të jashtëzakonshme, puberteti i hershëm është rezultat i një problemi më serioz shëndetësor si një traumë. Këtë fenomen mund ta shkaktojnë edhe problemet me gjëndrën tiroide apo vezoret. Në këto raste, zakonisht ka simptoma të tjera që tregojnë një problem më serioz. Mjekët pediatër theksojnë se puberteti i hershëm është më pak i zakonshëm tek djemtë dhe ka më shumë gjasa të lidhet me një problem tjetër mjekësor. Tek pesë për qind të djemve, kjo gjendje është e trashëguar.

Duhet të kërkohet ndihmë nga një mjek nëse një fëmijë shfaq ndonjë shenjë të pubertetit të hershëm (para moshës shtatë ose tetë për vajzat , dhe nëntë vjeç për djemtë), duke përfshirë rritjen dhe zhvillimin e gjinjve, rritje të shpejtë në gjatësi, fillimin e menstruacioneve, puçrra ose akne, testikuj të zmadhuar ose qime në zonat intime ose nën sqetull.

Përktheu dhe përshtati:S.N