Qershitë në menynë e foshnjave: Kur dhe si ti gatuajmë?!

Qershitë janë të pasura me vlera ushqyese të cilat janë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e drejtë, ja kur dhe si t'ju jepni foshnjave.

Qershitë përmbajnë shumë nutrient të rëndësishëm, vetëm një filxhan qershi të freskëta përmban 20 mg kalcium. Për shkak të sasisë së vlerave ushqyese që kanë qershitë, ata numërohen në grupin e ushqimeve që ne i quajmë super ushqime. Rekomandohen sidomos për fëmijët, të cilat për shkak të ngjyrës së mrekullueshme dhe më pas shijes, ata shpejt bëhen frut i preferuar i fëmijëve.

Kur përdoren qershitë në ushqimin e foshnjave?

Qershitë mund të përdoren që nga muaji i tetë në ushqimin e foshnjave. Nëse dëshironi që të ja jepini ato prej më herët, fillimisht konsultoheni me pediatrin. Qershitë nuk hyjnë në grupin e ushqimeve alergjike, por përmbajnë lëkurë mjaft të trashë, kështu që sistemi tretës i fëmijës nuk mund ta përpunoj këtë frut para muajit të tetë.

Vlerat ushqyese të një tasi me qershi (225 gr)

Vitamina:

  • Vitamin A – 74 IU
  • Vitamin C – 10.8 mg
  • Vitamin K – 3.2 μg
  • Acid folik (i rëndësishëm gjatë shtatzanisë) – 4.7 μg

Ato gjithashtu përmbajnë niacinë, tiaminë dhe gjurmë të vitaminave tjera.

Minerale:

  • Fosfor – 32 mg
  • Magnezium – 17 mg
  • Kalcium – 20 mg
  • Hekur – 0,55 mg

Përmbajnë gjurmë të mangani dhe bakrit.


Qull pranveror: Vakte të shijshme nga qershitë për fëmijën tuaj

Pure nga qershitë

Produktet e nevojshme:

  • 200 g qershi të pastër
  • 1 filxhan ujë

Mënyra e përgatitjes: Në një tenxhere vendoseni ujin dhe shtoni qershitë, lërini që të zihen. Pas 20 minutash ose kur qershitë të zbuten, largojini nga zjarri dhe lërini që të ftohen. Përzijini me blender.

Qull me drithëra dhe qershi

Produktet e nevojshme:

  • 1 1/2 filxhan tërshërë të gatuar
  • 1/4 filxhan pure nga qershitë

Mënyra e përgatitjes: Përzijini tërshërën dhe puren e qershive. Përzijini derisa të fitoni dendësinë e dëshiruar.

Qull me qershi dhe djathë

Produktet e nevojshme:

  • 1/2 filxhan qershi të pastruara
  • 1 filxhan djathë i ri

Mënyra e përgatitjes: Qershitë vendosni në një enë qelqi, pastaj ngrohini në mikrovalë ose në furrë për rreth 30 sekonda. Përzijini ato derisa të fitoni një masë të lëngshme. Hidhni djathë dhe shërbejini, nëse është e nevojshme shtypeni djathin, në mënyrë që  të mund ta hajë fëmija juaj.

Këshillë: Sipas mendimit të pediatrëve, ky frut kokë nuk duhet të futet në ushqimin e foshnjës para muajit të tetë.