Rreziku nga kanceri i prostatës

Ata që kanë konsumuar mesatarisht shtatë pije në javë midis moshës 15 dhe 19 vjeçare, kanë trefish gjasa për të zhvilluar kancerin e prostatës gjatë moshës së vjetër.

Konsumi i shpeshtë i alkoolit gjatë moshës së adoleshencës, i rrit për tre herë më shumë shanset për zhvillimin e kancerit agresiv të prostatës disa dekada më vonë.

Ata që kanë konsumuar mesatarisht shtatë pije në javë midis moshës 15 dhe 19 vjeçare, kanë trefish gjasa për të zhvilluar kancerin e prostatës gjatë moshës 60, 70 apo 80 vjeçare të jetës së tyre, pretendojnë shkencëtarët.

Kjo ndodh për shkak se alkooli ndikon në mënyrë të dëmshme ndaj organizmit, i cili në atë periudhë është ende duke u zhvilluar. Ndryshe nga periudha adoleshente, alkoolin që e pinë njerëzit në periudhat e mëvonshme të jetës nuk ka asnjë ndikim në zhvillimin e kësaj sëmundjeje, shpjegojnë shkencëtarët.

Konsumi i alkoolit tashmë një kohë të gjatë shoqërohet me forma të tjera të kancerit, veçanërisht të gjirit, mëlçisë dhe zorrëve.