Sëmundjet e zemrës gjatë stinës së verës

Kur temperaturat e jashtme janë të larta, trupi ka nevojë që të freskohet. Freskimi i trupit krijohet me përhapjen e enëve të gjakut përmes mekanizmit të djersitjes. Gjatë kësaj zemra punon më shpejtë, ndërsa tensioni i gjakut zvogëlohet. Prandaj duhet t'u kushtohet  vëmendje pacientëve të cilët marrin barna për të ulur tensionin e gjakut.

Pothuajse në çdo familje ka anëtar me sëmundje të zemrës. Shumë shpesh gjatë periudhës së verës personat me sëmundje të zemrës qëndrojnë në shtëpi dhe nuk kënaqen me pushimet verore. Me pak vëmendje ndaj nevojave të tyre specifike dhe pushimet e tyre verore mund të shkojnë shumë mirë, por para se të nisen në çfarëdo destinacioni, liqen, mal ose det, sigurohuni që të këshilloheni me kardiologun.

Kur temperaturat e jashtme janë të larta, trupi ka nevojë që të freskohet. Freskimi i trupit krijohet me përhapjen e enëve të gjakut përmes mekanizmit të djersitjes. Gjatë kësaj zemra punon më shpejtë, ndërsa tensioni i gjakut zvogëlohet. Prandaj duhet t’u kushtohet  vëmendje pacientëve të cilët marrin barna për të ulur tensionin e gjakut.

Vëmendja është e nevojshme edhe për pacientët me zemër të dobët, të cilët marrin barna për nxjerrjen e lëngjeve të tepërta nga trupi. Dehidrimi e rrit dendësinë e gjakut, gjë që është e rrezikshme për pacientët me valvulë artificiale, si dhe tek pacientët koronarë me terapi antikoagulante. Ky rrezik vlen për të gjithë pacientët me histori tromboze venoze ose komplikime tromboembolike.

Liqeni ose deti janë zgjedhjet më të zakonshme për pushimet verore. Këshillohet që të shmangni ekspozimin direkt ndaj rrezeve të diellit në pjesën më të nxehtë të ditës, nga ora 11 deri në orën 17. Gjatë periudhës më të nxehtë të ditës, është mirë të qëndroni në hapësira me ajër të kondicionuar, por jo shumë të ftohta, më së miri rreth 22-24 gradë. Shmangni daljen e menjëhershme nga një hapësirë shumë e ftohtë, në kushte të jashtme në temperatura mbi 30 gradë. Koka duhet të mbrohet me kapele. Kur ka dallim të madh midis temperaturës së jashtme të detit ose liqenit, gjithmonë kërkohet përshtatja e ngadalshme. Të shmanget noti i vështirë, si dhe aktivitete tjera sportive të gjata dhe të lodhshme.

Qëndrimi në mal është zgjedhje e shkëlqyer për pushimin veror. Sigurisht, jo në lartësi shumë të mëdha. Gjithmonë është mjaftueshëm freskët, prandaj rekomandohen shëtitje jo shumë të gjata në ajër të pastër. Zgjidhni me kujdes këpucët, ato duhet të jenë të lehta, të rehatshme por mjaft të sigurta. Mirëpo është mirë që gjithmonë të keni kapelë pët të mbrojtur kokën. Barnat është mirë që të merren para se të dilet në shëtitje. Mbani me vete gjithmonë mjaftueshëm lëngje, por jo shumë të ëmbëla.

Të ushqyerit në verë

  • Hani ushqim të lehta, jo me shumë kripë;
  • Konsumoni shpesh, por vakte më të lehta;
  • Hani fruta dhe perime;
  • Pini mjaftueshëm lëngje, më së miri ujë;
  • Shmangni pije shumë të ëmbla;
  • Dhe sigurisht: mos harroni terapinë që përdorni!

Në rast të ekspozimit direkt ndaj rrezeve të diellit, dehidrimi mund të çojë në lodhje nga nxehtësia dhe goditje nga nxehtësia, sidomos tek pacientët me sëmundje të zemrës dhe të njejtat duhet të njihen në kohë.

Simptomat e lodhjes nga nxehtësia:

  • Djersitje e dukshme;
  • Lëkura e ftohtë dhe e lagësht;
  • Marramendje ose zbehje;
  • Pulsi i përshpejtuar (rrahjet e zemrës);
  • Frymëmarrje e pakët dhe e përshpejtuar;
  • Të vjella.

Simptomat e goditjes nga nxehtësia:

  • Lëkura e nxehtë, pa djersitje;
  • Puls i përshpejtuar;
  • Temperatura e lartë e trupit;
  • Konfuzion në një shkallë të humbjes së vetëdijes.