Shëndeti kardiovaskular: Diversiteti i mikrobiomave të zorrëve ndikon në arterosklerozë

Zbulim tregoi se me ndihmën e probiotikëve, barnave dhe ushqimit të duhur, mund të përmirësohet shëndeti kardiovaskular dhe të ulet rreziku ndaj sulmit në zemër.

Shkencëtarët britanikë të Universitetit të Nottingham dhe të Kolegjit Mbretëror në Londër, zbuluan se diversiteti bakterial i mikrobiomës së zorrëve ndikon shumë në ngurtësimin e arterieve të njohura si ateroskleroza, faktor ky i njohur për rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Shkalla e ngurtësimit të arterieve ishte më e madhe te individët me më pak diversitet të baktereve të mira në zorrë.

Ky zbulim demonstroi se me ndihmën e probiotikëve, barnave dhe ushqimit të duhur, mund të përmirësohet shëndeti kardiovaskular dhe të ulet rreziku ndaj sulmit në zemër.

Përndryshe, mungesa e biodiversitetit në mikrobiomën e zorrëve lidhet edhe me shumë sëmundje të tjera, përfshirë obezitetin, diabetin dhe sëmundjen inflamatore të zorrëve.

Gjithashtu duhet të theksohet se inflamacioni kontribuon në ngurtësimin e arterieve – arterosklerozë, shkruan “EurekAlert!”.