Shpresë e re për pacientët me kancer

Një strategji jokonvencionale mund të ndihmojë sistemin imunitar të pacientit në shkatërrimin e qelizave të kancerit që mbetën pas operacionit.

Kombinim i barnave të mosfunksionimit erektil dhe vaksinës së gripit mund të parandalojë përhapjen e qelizave të kancerit pas operacionit, besojnë shkencëtarët kanadezë.

Hulumtimi, rezultatet e të cilit janë botuar në revistën “OncuImunnology”, treguan se një strategji e tillë e pazakontë mund të ndihmojë sistemin imunitar të pacientit në shkatërrimin e qelizave të kancerit, të cilat kanë mbetur pas operacionit, raportojnë mediat britanike.

“Operacioni është një mënyrë mjaft efektive për të hequr tumoret e ngurta”, tha Dr. Rebecca Auer, kreu i Departamentit të hulumtimit të kancerit në Qendrën Klinike të Otavës dhe profesoreshë e asociuar në Universitetin e Otavës, e cila mori pjesë në hulumtim.

“Për fat të keq, operacioni shpesh e shtyp sistemin imunitar, kështu që çdo qelizë kancerogjene e mbetur shumë më lehtë mund të mbahet dhe të zgjerohet në organet tjera”, shpjegoi Auer.

Kombinimi i barnave kundër mosfunksionimit erektil dhe vaksina kundër gripit është testuar me sukses tek minjtë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se numri i metastazave të mushkërive tek minjtë ka rënë për 90 për qind.

“Rezultatet e hulumtimit tonë sugjerojnë se kombinimi i këtyre dy ilaçeve bllokon përhapjen e qelizave të kancerit dhe ndihmon në parandalimin e shfaqjes së kancerit përsëri pas operacionit”, shtoi Dr. Auer. “Hulumtimet e para klinike përfshijnë 24 pacientë që i janë nënshtruar operacionit të kancerit të abdominal në spitalin tonë në Otava, bëhet vlerësim i efikasitetit të kombinimit të përmendur më lartë të barnave. Nga ekzaminimet do të përpiqemi të vlerësojmë sigurinë e këtij lloji mjekimi, të regjistrojmë ndryshimet që ndodhin në sistemin imunitar pas fillimit të veprimit të sildenafilit (viagra), tadalafil (Cialis) dhe vaksina e inaktivuar Agriflu bazuar në embrionin e pulës”.

Dr. Auer vuri në dukje se, edhe pse ilaçet për mosfunksionim erektil dhe vaksinën kundër gripit janë në dispozicion, pacientët me kancer nuk duhet të mendojnë që ti përdorin ato me vetë iniciativë.