SI TA QETËSOJMË FËMIJËN KUR “ZIENË” NGA ZEMËRIMI? Kjo fjali funksionon si për fëmijët ashtu edhe për prindërit

Shqetësime,frustrime, gjuajtje në dysheme, kafshime, goditje... Të gjitha këto duhet t'i përjetojmë herë pas here me fëmijët tanë. Dhe natyrisht se kjo na nxjerr nga vetja.

Por ne shpesh harrojmë se gjithçka mund të zgjidhet në një mënyrë tjetër, ndonjëherë mjaft thjesht, vetëm nëse përdorim fjalët e duhura. Mami Erin Morrison ndau një fjali që përdor çdo ditë për të ndihmuar veten dhe fëmijën e saj për të kapërcyer zemërimin: “Mund të jesh i zemëruar, por nuk mund të jesh i keq”. Kjo infermiere dhe nënë e dy fëmijëve gjithashtu na bëri të qartë se shumë të rritur nuk kanë mjetet e nevojshme për të menaxhuar zemërimin e tyre.

“Mendoj se të rriturit ndonjëherë duhet ta dëgjojnë këtë frazë më shumë se fëmijët, sepse ata mësojnë gjithçka nga ne. Dhe ja si qëndron puna, ne të gjithë punojmë me mjetet që kemi dhe shumica prej nesh nuk i kanë mjetet për të menaxhuar emocionet, zemërimin tonë. E dini, ne mësojmë me fëmijët tanë. Shumicën e kohës ne jemi të zemëruar sepse në fakt ndihemi shumë thellë më të brishtë dhe duam që dikush të kujdeset për këtë. Pra, sa më shumë NE si të rritur të fillojmë të kujdesemi për këto nevoja, aq më shumë mund të bëjmë për fëmijët tanë. Pra, pyesni veten se çfarë ju nevojitet kur jeni të zemëruar? “Gjetja e përgjigjes për këtë pyetje do të jetë një mjet i fuqishëm për të sqaruar gjithçka me fëmijët”, shpjegon Morrison.