Si të dalloni që një fëmijë ka nevojë për kujdes mjekësor pas një goditjeje në kokë

Një nga shenjat që një fëmijë duhet dërguar menjëherë te mjeku pas një goditje është nëse ai ka rënë nga një lartësi sa dyfishi i lartësisë së tij.

Goditjet në kokë janë të zakonshme tek fëmijët e vegjël, por në shumicën e rasteve ato janë të padëmshme. Megjithatë, ndonjëherë një goditje në kokë mund të jetë e rrezikshme dhe një ekzaminim mjekësor është i nevojshëm. Të njëjtën gjë paralajmëron edhe infermierja dhe nëna e tre fëmijëve Niki Jurkuts, e cila ka postuar në profilin e saj në Instagram shenjat që tregojnë se një fëmijë ka nevojë për ndihmë urgjente pasi mund të këtë goditur kokën.

Siç shpjegon në video, një nga shenjat që një fëmijë duhet të dërgohet menjëherë te mjeku pas goditjes është nëse ai ka rënë nga një lartësi sa dyfishi i gjatësisë së tij. Një fëmijë që humb vetëdijen pas një dëmtimi në kokë kërkon gjithashtu kujdes të menjëhershëm mjekësor, si dhe nëse ndjen të përziera të rënda ose të vjella më shumë se një herë pas goditjes.

“Nuk duhet t’i injorojmë kurrë këto shenja sepse ato tregojnë një dëmtim mesatar deri në të rëndë të kokës, që mund të nënkuptojë se truri i fëmijës ka pësuar një lloj dëmtimi nga goditja,” paralajmëron Jurkuts.

Përktheu dhe përshtati:S.N