Simpoziumi i II-të Risi në Alergologji dhe Imunologji 2017 (Fotogaleri)

Organizmi i Simpoziumit kishte për qëllim shkëmbimin e frytshëm të mendimeve, përvojave dhe vizioneve në lidhje me temat nga sfera e pediatrisë, alergjitë e traktit respirator, dermatologji, oftalmologji, pulmologji, sëmundje profesionale etj.

Pjesëmarrës ishin rreth 200 mjek dhe ligjërues të shquar nga Maqedonia dhe jashtë vendit, me ligjërata plenare mbi temat globale, prezantimin e arritjeve më të fundit në diagnostifikimin dhe mjekimin, simpoziume plenare satelitore, si dhe hapësirë ekspozuese për kompanitë farmaceutike.