Simpoziumi profesional i Shoqatës së mjekëve shqiptarë përfundoi i suksesshëm në të gjitha nivelet

Mbi 750 mysafirë, 10 seanca plenare, sesione posterash, ligjerata dhe diskutime të profesionistëve nga i gjithë rajoni. Ky simpozium i 23-të i Shoqatës së mjekëve shqiptarë të Maqedonisë përfundoi me përshtypje të shkëlqyera.

“Përshtypjet për këtë simpoziumi të 23-të profesional janë të shkëlqyera. Takimi profesional kaloi në mënyrën më të mirë të mundshme, pjesëmarrja ishte e madhe dhe kjo gjë më bën jashtëzakonisht të lumtur. U zhvilluan shumë tema, diskutime, u shkëmbyen shumë ide dhe mendime profesionale. Me një fjalë, simpozium i suksesshëm në të gjitha nivelet. Në aspektin organizativ gjithçka ishte në nivelin më të lartë profesional, por edhe kolegët dhanë maksimumin e tyre”, deklaroi Kryetari i Shoqatës së mjekëve shqiptarë të Maqedonisë, Prof. Dr. Nevzat Elezi, në mbylljen e takimit tradicional të kësaj shoqate që dje dhe sot u mbajt në Strugë.

Kryetari i Shoqatës, Prof. Dr. Nevzat Elezi, më shumë se i kënaqur nga ky sipmozium i 23-të profesional

Mbi 750 mysafirë, 10 seanca plenare, sesione posterash, ligjerata dhe diskutime të profesionistëve nga i gjithë rajoni. Ky simpozium i 23-të i Shoqatës së mjekëve shqiptarë të Maqedonisë përfundoi me përshtypje të shkëlqyera.

Të gjithë pjesëmarrësit e simpoziumit morën certifikata të licencuara nga Oda e Mjekëve të Republikës së Maqedonisë, me nga 20 pikë për ligjëruesit dhe me nga 10 pikë për pjesëmarrësit.