Spitali klinik “Zhan Mitrev” mori pjesë në kongresin neuropsikiatrikë në Pula të Kroacisë

Përfaqësues nga spitali klinik “Zhan Mitrev” ishte Dr. Marija Kostadinovska, specialiste psikiatre, e cila prezantoi një pjesë të rolit të psikiatrit tek personat në periudhën postoperative, si dhe përvojat nga puna ambulatore.

Dr. Marija Kostadinovska, specialiste psikiatre

Spitali klinik Zhan Mitrev mori pjesë në kongresin neuropsikiatrikë të mbajtur në Pula, Kroaci nga data 18-21 maj 2023, të prezantuar nga Dr. Marija Kostadinovska, specialiste psikiatre. Kongresi është i karakterit ndërkombëtar, tradicional, i 62-ti me radhë, ku nuk mungojnë as ekspertët eminentë nga Evropa dhe Amerika.

Në kongres u mbajtën tema nga të dy fushat që kanë të bëjnë me neurologjinë dhe psikiatrinë, me referencë të veçantë për pasojat neurologjike dhe psikiatrike të sëmundjeve cerebrovaskulare dhe dëmtimeve të trurit, vlerën klinike dhe problemet e mjekësisë moderne teknike, plakjen e trurit, neuro- dhe psikogeriatrinë, demencën.

Dr. Kostadinovska me pjesëmarrjen e saj prezantoi një pjesë të rolit të psikiatrit tek personat në periudhën postoperative, si dhe përvojat nga puna ambulatore.

Përktheu dhe përshtati:S.N