Tableta kontraceptive rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit pas menopauzës

Prevalenca e diabetit ka treguar një tendencë në rritje prej 0.5 përqind në muaj për marrjen e pilulave kontraceptive.

Përdorimi i pilulave kontraceptive gjatë moshës së re, veçanërisht nëse zgjati më shumë se gjashtë muaj, rrit prevalencën e rezistencës ndaj insulinës dhe diabetit në postmenopauzë, tregoi një studim i ri.

Studimet e mëparshme që janë kryer mbi gratë e reja, nuk kanë gjetur lidhje midis përdorimit të kontraceptivëve oralë dhe zhvillimit të diabetit.

Gratë që morën pilula kontraceptive për më shumë se 6 muaj, tek 19,4% e tyre erdhi deri te zhvillimi i diabetit pas menopauzës. Ndërsa gratë që morën kontraceptivë oralë më pak se 6 muaj, tek 14,4% e tyre erdhi deri te zhvillimi i diabetit pas menopauzës.

Prevalenca e diabetit ka treguar një tendencë në rritje prej 0.5% në muaj në marrjen e kontraceptivëve oralë. Këto rezultate sugjerojnë se përdorimi afatgjatë i pilulave kontraceptive në moshën pjellore, mund të jenë faktor i mundshëm rreziku për zhvillimin e diabetit pas menopauzës, theksuan nga American Diabetes Association (ADA).