Të dhëna shokuese: Shumica e njerëzve vdesin nga kanceri i mushkërive!

Kanceri vazhdon të përhapet në mënyrë alarmante në botë me 18.1 milion raste të reja dhe 9.6 milion vdekje gjatë vitit 2018.

Çdo i pesti burrë dhe çdo e gjashta grua në botë preken nga kanceri gjatë jetës së tyre, ndërsa çdo i teti burrë dhe çdo e njëmbëdhjeta grua vdesin nga kjo sëmundje, tregojnë të dhënat botërore.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë ndërkombëtare për hulumtimin e kancerit (IARC) në kuadër të Organizatës Botërore etë Shëndetësisë (WHO), kanceri vazhdon të përhapet në mënyrë alarmante në botë me 18.1 milion raste të reja dhe 9.6 milion vdekje gjatë vitit 2018.

Kanceri i mushkërive është më vdekjeprurës me 1.8 milion vdekje ose 18.4%, ndjekur nga kanceri i zorrës së trashë (881 000 vdekje ose 9.2%), kanceri i lukthit (783 000 vdekje) dhe kanceri i mëlçisë (782 000 vdekje), sipas vlerësimit të ri të 36 llojeve të kancerit në 185 shtete. Pa kancerin e lëkurës, përveç melanomës, rastet e reja të kancerit në 2018 arrijnë në 17 milionë, kundrejt 14 milionë të vitit 2012.

“Këto të dhëna tregojnë se ngelet shumë për t’u bërë sa i përket përgjigjes ndaj rritjes alarmuese globale të kancerit dhe se parandalimi është kyç”, tha Christopher Wild, drejtor i IARC në Lyon. “Urgjentisht duhet të ndërmerren  masa efektive për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje, si dhe luftën kundër kësaj sëmundje shkatërruese në botë”, thuhet në deklaratë.

Pothuajse gjysma e rasteve të reja dhe më shumë se gjysma e vdekjeve nga kanceri në botë në vitin 2018, janë raportuar në Azi, shumica në Kinë, pasiqë rreth 60 përqind e popullsisë së botës janë të përqendruar atje. Pesë vjet pas diagnozës jetojnë 43.8 milionë njerëz, theksjnë nga agjencioni i specializuar. Kanceri i mushkërive shpie në mesin e kancereve më të zakonshme të diagnostikuar tek meshkujt dhe parqet shkakun kryesor të vdekjeve nga kanceri me rreth 20% të rasteve. Veçanërisht shqetësuese është numri i kancerit të mushkërive tek femrat, i cili është shkakun kryesor i vdekjes nga kanceri në 28 shtete.