TË DREJTAT E PACIENTËVE: Ku duhet të drejtoheni nëse nuk jeni të kënaqur me raportin, ilaçet apo shërbimet në institucionet shëndetësore?

Në rast se terapia nuk ju është përshkruar siç duhet, mjeku nuk ka mundur t'ju caktoj një kontroll tek specialisti brenda afatit ose nëse jashtë procedurave u këshillon që kontrollin ta kryeni në një institucion privat, ndihmë mund të kërkoni edhe nga këshilltarët e të drejtave të personave të siguruar të cilët duhet të ekzistojnë në të gjitha institucionet shëndetësore në vend, në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve. 

Në rast se terapia nuk ju është përshkruar siç duhet, mjeku nuk ka mundur t’ju caktoj një kontroll tek specialisti brenda afatit ose nëse jashtë procedurave u këshillon që kontrollin ta kryeni në një institucion privat, ndihmë mund të kërkoni edhe nga këshilltarët e të drejtave të personave të siguruar të cilët duhet të ekzistojnë në të gjitha institucionet shëndetësore në vend, në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve. Përveç këtyre këshilltarëve, sipas legjislacionit, ekziston edhe një Komision për promovimin e të drejtave të pacientëve në komunën ku jetoni, dmth. qyteti i Shkupit, ku mund të drejtoheni nëse nuk jeni të kënaqur me sjelljen e personelit mjekësor ose diçka tjetër që ka të bëj me shërbimet në institucionet shëndetësore në territorin ku jetoni.

Komuna, gjegjësisht qyteti i Shkupit, është i obliguar që sipas ligjit të përcaktojë, në një vend të lehtë të arritshëm dhe ta emërtojnë zyrën e komisionit me emrin: “Zyra e Komisionit për Avancimin e të Drejtave të Pacientëve”. Anëtarët e komisionit nuk mund të jenë të punësuar në institucionet shëndetësore ku tregohet kujdesi shëndetësor.

Komisioni, për territorin e komunës për të cilën është themeluar, gjegjësisht qyteti i Shkupit, i kryen aktivitetet e mëposhtme:

  • Avancimi i të drejtave të pacientëve dhe mbrojtja e tyre
  • E monitoron dhe vlerëson situatën me mbrojtjen e të drejtave të pacientëve
  • Propozon masa për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të pacientëve deri tek autoritetet kompetente
  • Bashkëpunon me autoritetet kompetente
  • I shqyrton ankesat nga pacientët dhe sugjeron marrjen e masave tek autoritetet kompetente
  • Kërkon ekspertizë profesionale nëse e konsideron të nevojshme për të përcaktuar gjendjen
  • Mbajnë shënime mbi ankesat individuale të pacientëve, si dhe në masat e marra për të mbrojtur të drejtat e pacientëve
  • Përgatitin dhe dorëzojnë raport vjetor mbi mbrojtjen e të drejtave të pacientëve para këshillit të komunës ose qytetit të Shkupit
  • Jep informacione, materiale promocionale dhe të tjera, me qëllim të promovimit të të drejtave të pacientëve

Anëtarët e komisionit gjatë kryerjes së detyrave janë të detyruar të sigurojnë fshehtësi dhe mbrojtjen e të dhënave, në përputhje me ligjin.

Sa i përket pjesës së mbrojtjes së të drejtave të pacientëve në institucionet shëndetësore, institucioni shëndetësor është i obliguar që të sigurojë këshilla ligjore dhe ndihmë ligjore për pacientët në lidhje me realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë në institucionin shëndetësor ku vendosen pacientët, emëron një këshilltar për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve nga rradhët e punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë, me mënyrë që:

  • Ofron këshilla ligjore dhe ndihmë ligjore për pacientët në lidhje me realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre
  • Shqyrton ankesat me gojë dhe me shkrim nga pacientët dhe jep mendim për zgjidhjen e tyre tek drejtori i institucionit shëndetësor
  • Ndërmjetëson në zgjidhjen paqësore të çështjeve ndërmjet pacientit dhe punonjësit të kujdesit shëndetësor që dalin nga ankesat me gojë
  • Menaxhon dosje për çdo ankesë me gojë ose me shkrim të pacientëve, si dhe procedura të tjera ligjore të iniciuara për mbrojtjen e të drejtave të pacientit në atë institucion shëndetësor, ku pas përfundimit të procedurës, bëhet pjesë përbërëse e shënimeve mjekësore të pacientit
  • I informon dhe i trajnon punonjësit e kujdesit shëndetësor në institucionin shëndetësor për ushtrimin e të drejtave të pacientëve në pajtim me këtë ligj

Institucioni shëndetësor është i detyruar që tekstin e këtij ligji ta postoj në një vend të dukshëm dhe lehtësisht të arritshëm. Institucioni shëndetësor është i obliguar që sipas ligjit të përcaktojë, në një vend lehtë të arritshëm dhe ta emërtojnë zyrën e komisionit me emrin: “Zyra e Komisionit për Avancimin e të Drejtave të Pacientëve”.

Pacienti ka të drejtën që personalisht, nëpërmjet prindit të tij/saj, përfaqësuesit ligjor gjegjësisht kujdestaritn përmes ankesës me gojë deri tek drejtori i institucionit shëndetësor nëse të drejtat e tij janë shkelur. Në të njëjtën kohë, pacienti ka të drejtën e një ankese me shkrim drejtuar drejtorit të institucionit shëndetësor, brenda 15 ditëve nga dita e shkeljes së së drejtave ose nga njohja e shkeljes së së drejtave. Drejtori i institucionit shëndetësor është i detyruar të shqyrtojë pretendimet në ankesa dhe të njoftojë pacientin ose përfaqësuesin e tij ligjor brenda 15 ditëve nga data e pranimit të ankesës.

Pacienti, në lidhje me kujdesin, trajtimin dhe rehabilitimin në institucionin shëndetësor, ka të drejtë, nëpërmjet prindit të tij, përfaqësuesit ligjor ose kujdestarit, të paraqesë ankesa, propozime dhe parashtresa të tjera deri te Ministria e Shëndetësisë, organet kompetente dhe institucionet tjera. Ministria e Shëndetësisë është e obliguar që brenda 15 ditëve të hetojë pretendimet në ankesë dhe të njoftojë pacientin ose përfaqësuesin e tij ligjor. Ankesat dhe parashtresat e tjera u drejtohen dhe pranohen nëpërmjet institucionit shëndetësor.