Testi i ri i gjakut zbulon kancerin ovarian në fazë të hershme

Shkencëtarët nga dy universitetet australiane kanë zhvilluar një test të ri të gjakut, për të zbuluar kancerin ovarian në një fazë më të hershme që do të jepte rezultate pozitiv për pacientët me këtë sëmundje.

Një nga shkaqet se përse kanceri i vezoreve rrallë herë zbuluohet derisa nuk vjen në fazën e tretë ose të katërt, është pikërisht madhësia e zonës abdominale dhe legenit.

Shkencëtarët nga dy universitetet australiane kanë zhvilluar një test të ri të gjakut, për të zbuluar kancerin ovarian në një fazë më të hershme që do të jepte rezultate pozitiv për pacientët me këtë sëmundje. Gjegjësisht, kjo sëmundje diagnostikohet më së shumti në fazën tashmë të avancuar, kur metastazohet në organet tjera.

Sipas Shoqatës amerikane të kancerit, vetëm 20% e kancerit ovarian zbulohet në një fazë të hershme, mirëpo nëse zbulohet në kohë në 94% të rasteve ka prognozë të mirë. Testi i ri i gjakut lehtësisht mund të zbulojë kancerin në fazën e hershme, gjë që do të lehtësonte trajtimin dhe do të jepte rezultat pozitiv për shumë gra. Ky test në 90% të rasteve e zbulon kancerin në një fazë të hershme dhe me 100% siguri në një fazë të mëvonshme.

Në ditët e sotme në dispozicion janë dy metoda diagnostike: ekzaminimi i mitrës me ultratingull transvaginal dhe testi i gjakut për kancerin e antigjeneve (CA-125). Megjithatë, të dyja metodat kanë disa kufizime. E para tregon tumoret e mundshme në mitër, tubat fallopiane dhe vezoret, por nuk zbulon nëse ato janë kancerogjene. Nga ana tjetër, niveli i CA-125 mund të rritet në gjendje të tilla si shtatzënia, cistet, sëmundja inflamatore e legeni, hepatiti, ciroza dhe të tjera.