Tetori – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit: Çfarë duhet të dini për sëmundjen

Skrining mamografia paraqet mamografinë periodike të popullatës së shëndoshë femërore, pa simptoma të pranishme, me qëllim që të zbulohet kanceri i gjirit në fazën paraklinike.

Më shumë se 90% e grave mund të kurohen nëse kanceri i gjirit zbulohet në fazë të hershme dhe trajtohet si duhet. Edhe pse zakonisht preken gratë e moshës mbi 45 vjeçare, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë preken gratë më të reja se 40 vjeç. Tek femrat e reja, sëmundja përparon me shpejtësi, gjë që thekson rëndësinë e zbulimit të hershëm.

Pas vetëkontrollit, çdo grua duhet ta bëjë dhe ekzaminimin klinik, i cili bëhet nga mjekët primar ose specialistët e gjirit, tek gratë e reja e rëndësishme është që të bëhet echo e gjirit, sepse ndjeshmëria dhe specifika në këtë moshë është më e madhe se mamografia. Tek gratë e moshuara metodat janë më komplementare, por për shkak të thjeshtësisë së ekzaminimit rekomandohet mamografia. Këto metoda tregojnë nëse ka ndonjë ndryshim apo jo, ndërsa çdo ndryshim duhet të verifikohet me citopunkcion, për të zvogëluar numrin e biopsive të panevojshme. Citopunkcioni dhe biopsia janë metoda të ndryshme të marrjes së indeve, për analiza laboratorike.

Procedurat që çdo grua duhet t’i bëjë për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit

Gratë pa lidhje gjaku me kancer të gjirit

Mosha nga 20 në 35 vjet

  • Vetëkontrolli i gjirit një herë në muaj
  • Ekzaminimi klinik dhe echo një deri në dy vjet

Mosha nga 35 deri në 40 vjet

  • Vetëkontrolli i gjirit një herë në muaj
  • Ekzaminimi klinik dhe echo një ose dy herë në vit
  • Mamografia çdo dy deri tre vjet

Gratë me lidhje gjaku me kancer të gjirit

  • Vetëkontrolli i gjirit një herë në muaj
  • Ekzaminimi klinik dhe echo një herë në vit pas moshës 20 vjeçare
  • Mamografia e parë në moshën 35 vjeçare, pastaj çdo vit

Gratë që trajtohen për kancerin e gjirit

  • Vetëkontrolli i gjirit një herë në muaj
  • Ekzaminimi klinik dhe echo dy herë në vit
  • Mamografi një herë në vit

Në Maqedoni ekziston një program Kombëtar i Parandalimit të Kancerit të Gjirit prej disa vitesh, i cili përfshinë ekzaminimin dhe mamografinë papagesë për gratë e moshës mbi 45 vjeçare.

Jepni qëllime realiste dhe filloni me ndryshime të vogla. Çdo përpjekje për të parandaluar rrezikun e zhvillimit dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit paguhet disa herë. Bisedoni me mjekun për gjendjen tuaj dhe mundësitë për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Skrining mamografia paraqet mamografinë periodike të popullatës së shëndoshë femërore, pa simptoma të pranishme, me qëllim që të zbulohet kanceri i gjirit në fazën paraklinike. Zbulimi i hershëm zgjat jetën e një gruaje dhe zvogëlon koston e trajtimit të shtrenjtë. Kanceri i gjirit është sëmundja më e zakonshme malinje tek gratë dhe shkaku kryesor i vdekjes. Një në tetë gra, do të përballet me këtë sëmundje gjatë jetëës së tyre. Nuk ekziston parandalim për kancerin e gjirit, por zbulimi i hershëm i kancerit do të ul vdekshmërinë deri në 30%. Metoda e vetme me specifika më të larta për zbulimin e hershëm është mamografia.