10 rregullat për ushqyerje të shëndetshme në zyrë

Asnjë artikull ushqimor nuk është i ndaluar, është çështje moderimi dhe varieteti.

Puna shumë e ngjeshur, përshtatja e termineve, pamundësia për të ngrënë në të njëjtën kohë çdo ditë, të gjitha këto janë sfidat me të cilat përballet një i punësuar i cili kërkon që të ushqehet në mënyrë të shëndetshme.

Këtu janë disa këshilla se si ta përmirësoni të ushqyerit tuaj gjatë orarit të punës.

  1. Për një mendje të qartë dhe vitalitet, hani mëngjes çdo ditë.
  2. Sigurohuni që të merrni fruta të freskëta ose të thata, me qëllim që ta kapërceni më lehtë krizën energjitike midis vakteve.
  3. Mos hani drekë pa perime, ska rëndësi nëse janë të freskëta ose të gatuara.
  4. Ushqimi i shpejtë = mendje e ngadaltë.
  5. Asnjë artikull ushqimor nuk është i ndaluar, është çështje moderimi dhe varieteti.
  6. Jogurti është mik shumë i mirë i tretjes, imunitetit dhe linjës së trungut.
  7. Mos mendoni se vetëm duhet, por praktikojeni – pini dy litra ujë dhe çajra bimor çdo ditë.
  8. Gjërat e ëmbla, ushqimet me yndyrë dhe alkooli, nuk e kanë vendin në zyrë.
  9. Dy kafe në ditë janë të mjaftueshme, tre janë tepër.
  10. Gjithmonë ndani kohë të mjaftueshme për vaktin, hani ngadalë dhe shijoni çdo kafshatë.