29 Shtatori – Dita Botërore e Zemrës: Çdo rrahje zemre është e rëndësishme

Sipas fushatës e cila këtë vit zhvillohet nën moton ZEMRA IME, ZEMRA JOTE, të gjithë duhet ta bëjnë pyetjen: Çfarë mund të bëj në këtë moment për zemrën time dhe për zemrën tënde?

Me rastin e Ditës Botërore të Zemrës – 29 shtatori, fushata e Federatës Botërore të Zemrës këtë vit është përqendruar në një qëllim të përbashkët – të frymëzojë popullatën dhe secili t’i premtoj vetes që do ta mbaj zemrën e tij të shëndoshë: premtim ky të cilit njerëzit duhet t’i përmbahen, premtim të cilit do t’i qasen individualisht, premtim i cili fokusohet në një qëllimi të përbashkët – shëndeti i zemrës është për të gjithë, sepse çdo rrahje e zemrës është e rëndësishme.

Sipas fushatës e cila këtë vit zhvillohet nën moton ZEMRA IME, ZEMRA JOTE, të gjithë duhet ta bëjnë pyetjen: Çfarë mund të bëj në këtë moment për zemrën time dhe për zemrën tënde?

  • ndaloni së piri duhan!
  • përdorni shkallët!
  • ushtroni!
  • shkoni në punë me biçikletë!

“Këtë vit, qëllimi është që secili të premtojë dhe t’i përmbahet premtimit. Premtim ky që do të ndihmojë të arritet qëllimi: zemër e shëndetshme për të gjithë. Të jepen mesazhe të cilat do të shërbejnë si frymëzim. Kjo është mundësia për t’i bashkuar shoqatat shkencore kardiologjike, fondacionet e zemrës, punëtorët e kujdesit shëndetësor, pacientët dhe popullsinë e përgjithshme, politikanët, qeveritë dhe industrinë, për të çuar kauzën përpara – zemër e shëndetshme për të gjithë”, tha kryetarja e Shoqatës Maqedonase të Kardiologjisë, Prof. Dr. Elizabeta Srbinovska – Kostovska.

Dita Botërore e Zemrës i informon njerëzit nga e gjithë bota se sëmundjet kardiovaskulare, përfshirë edhe sëmundjet e zemrës dhe sulmin në tru janë shkaku kryesor global i vdekjes, i cili merr 17.7 milion jetë çdo vit dhe sugjeron aktivitetet që çdo person duhet t’i ndërmarrë për të parandaluar dhe kontrolluar sëmundjet kardiovaskulare.

Qëllimi është që të përcillet aksioni për të edukuar njerëzit, që të kontrollojnë rrezik faktorët si, pirja e duhanit, mënyra jo e shëndetshme e të ushqyerit dhe joaktiviteti fizik.

Prof. Dr. Elizabeta Srbinovska – Kostovska, Kryetarja e Shoqatës Maqedonase të Kardiologjisë

Sëmundjet kardiovaskulare është vrasësi numër një në botë. Por, nuk duhet të jetë kështu, thekson Prof. Dr. Srbinovska. Tashmë ekzistojnë vende ku sëmundjet kardiovaskulare kanë rënie të morbiditeti dhe vdekshmërisë. Nëse bëjmë disa hapa të vegjël në jetën tonë, ne mund të zvogëlojmë rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru, të përmirësojmë cilësinë e jetës tonë dhe të jemi një shembull i mirë për gjeneratat e ardhshme.

“Dita Botërore e Zemrës duhet të jetë frymëzim për të gjithë që të ndryshojnë sjelljen e tyre, në mënyrë që të përmirësohet shëndeti i zemrës. Duhet të zgjerohet njohuria, për atë se si të parandalohen vdekjet e parakohshme të shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare”, nënvizoi Prof. Dr. Srbinovska – Kostovska.

Madje 80% e rasteve të vdekjes së parakohshme mund të shmangen, nëse shmangen katër rrezik faktorët kryesorë – pirja e duhanit, ushqimi jo i shëndetshëm, joaktiviteti fizik dhe abuzimi me alkoolin.