8 parimet e të ushqyerit: Japonezët kombi më peshë më të vogël në botë

Vetëm 3 përqind e banorëve në Japoni vuajnë nga obeziteti, përveç kësaj ata janë njerëzit me rekord absolut për jetëgjatësinë.

Japonezët mbajnë rekordin absolut për jetëgjatësinë. Përveç kësaj, ata konsiderohen si njerëzit më të hollë në botë, pasiqë vetëm 3 përqind e banorëve vuajnë nga obeziteti. Qëndrimi i veçantë ndaj ushqyerjes luan rol mjaft të rëndësishëm për këtë.

Ekziston sistem i veçantë i ushqyerjes, që e rekomandon Qeveria e Japonisë, ndërsa ky sistem përdoret në mënyrë aktive në të gjithë vendin. Ky sistem u shpalos në vitin 2000 nga disa ministri dhe njihet me emrin “Japanese food guide spinning top”.

Ja çfarë rekomandohet për të ngrënë dhe si të organizohet ushqimi

1. Dominimi i karbohidrateve me yndyrë të ulët

Tipari kryesor i “Japanese food guide spinning top” është dominimi i karbohidrateve me yndyrë të ulët. Gjithashtu rekomandohet zvogëlimi i sasisë së kripës, ushqimeve të përpunuara, ëmbëlsirat dhe pijet të cilat përmbajnë shumë sheqer.

2. Numri i rekomanduar i porcioneve

Të gjitha produktet janë të ndara në disa grupe – secila nga ato ka numër të rekomanduar të porcionit në ditë (madhësia e porcionit varet nga mosha dhe gjinia e personit). Baza e të ushqyerit janë drithërat, pastaj perimet (të freskëta, të përpunuar dhe supë), mish dhe specialitete peshku. Frutat dhe produktet e qumështit rekomandohen me nga dy porcione në ditë.

3. Japonezët i shijojnë vaktet 

Jo vetëm që është e rëndësishme ajo se çfarë hamë, por edhe se si e hamë. Tradicionalisht, japonezët e shijojnë ushqimin, andaj rekomandohet që të gjeni ritmin optimal për trupin tuaj dhe të ndiqni atë, duke u përpjekur që të hani çdo ditë në të njëjtën kohë.

4. Produktet lokale dhe sezonale

Të ushqyerit përqëndrohet në produktet vendore dhe sezonale si orizi ose peshku me përjashtime të rralla, që nënkupton përfshirjen e ushqimeve ndërkombëtare.

5. Çdo vakt duhet të jetë i balancuar

Çdo vakt duhet të jetë i balancuar dhe të përmbajë produkte nga disa grupe ushqimore. Për shembull, dreka tipike shkollore në Japoni përbëhet nga orizi, mishi ose peshku, miso supë, një gotë qumësht dhe fruta.

6. Qëndrim përgjegjës ndaj të ushqyerit

Qëndrimi i përgjegjshëm ndaj të ushqyerit formohet në shkollën fillore. Dreka nuk është pauzë, por pjesë përbërëse e arsimimit. Gjatë kohës së drekës askush nuk i shpejton fëmijët, ndërsa pas drekës fëmijët vetë i pastrojnë tavolinat.

7. Bilanci midis sasisë së ushqimit dhe kalorive të harxhuara

E rëndësishme është që të ketë ushqim të moderuar, si dhe të ruhet bilanci mes sasisë së ushqimit dhe kalorive të harxhuara. Kjo arrihet me aktivitete të ndryshme fizike.

8. Fokusi është gjithmonë te produktet e freskëta

Përgatitja e ushqimeve të gatshme dhe gatimi paraprak, nuk konsiderohet si e shëndetshme në Japoni. Fokusi është gjithmonë te produktet e freskëta.