TË DREJTAT E PACIENTËVE: Cilat dokumente nevojiten për pushim mjekësor dhe si llogaritet heqja nga paga?

E drejta e kompensimit të pagës në kuadër të Fondit realizohet në bazë të kërkesës së paraqitur për ndërprerje të përkohshme të punës, për shkak të sëmundjes dhe lëndimit, dmth kërkesa për ndërprerje të përkohshme të punës për shkak të shtatzënisë dhe lindjes.

Personi i siguruar ka të drejtën e kompensimit të pagës gjatë ndërprerjes së përkohshme të punës për shkak të sëmundjes dhe lëndimit, si dhe gjatë mungesës në punë për shkak të shtatzënisë, lindjes dhe amësisë, me kusht që nëse bëhet fjalë person të siguruar i cili ka marrëdhënie të përhershme pune – person në punë.

Personat e siguruar mund të ushtrojnë të drejtën e kompensimit të pagës nëse plotësohen kushtet e mëposhtme për ushtrimin e së drejtës për kompensim të pagës në pajtim me rregullat ligjore:

  • Nëse sigurimi shëndetësor në bazë të punësimit ka zgjatur pa ndërprerje për të paktën gjashtë muaj para paraqitjes së rastit, për të cilin është fituar e drejta
  • Kontributi për sigurimin shëndetësor të detyrueshëm të jetë i paguar rregullisht ose me vonesë deri në 60 ditë
  • Vlerësimin për ndërprerje të përkohshme nga puna të jetë dhënë nga mjeku i përzgjedhur, përkatësisht Komisioni mjekësor i Fondit

E drejta e kompensimit të pagës në kuadër të Fondit realizohet në bazë të kërkesës së paraqitur për ndërprerje të përkohshme të punës, për shkak të sëmundjes dhe lëndimit, dmth kërkesa për ndërprerje të përkohshme të punës për shkak të shtatzënisë dhe lindjes.

Për kërkesën për kompensimin e pagave për shkak të sëmundjes dhe lëndimit, dorëzohen dokumentet e mëposhtme:

  • Kopje të M1/M2 – aplikimi dhe kontrata për punë në një kopje, nëse nga aplikimi i М1/М2 nuk mund të përcaktohet lloji i punësimit (raporti i punës për kohë të pacaktuar ose të caktuar, ndërsa për menaxher vendim nga Regjistri Qendror);
  • Raport për ndërprejen e përkohshme të punës – nga mjeku i përzgjedhur;
  • Gjetja, vlerësimi dhe mendimi i Komisionit Mjekësor;
  • Letër lëshim për trajtim spitalor;
  • Vërtetim për pagën neto të paguar të të siguruarit – formulari NP-1;
  • Listat e pagave, me një kopje deklaratë të Zyrës së të ardhurave publike dhe çertifikatë për pagat e paguara;
  • Deklaratë e vërtetuar nga noteri për xhiro llogaritë e personit juridik dhe kopje të çertifikatave të xhiro llogarive (për person juridik me një punonjës).

Për kërkesën për kompensimin e pagave për shkak të shtatëzanisë dhe lindjes, dorëzohen dokumentet e mëposhtme:

  • Kopje të M1/M2 – aplikimi dhe kontrata për punë në një kopje, nëse nga aplikimi i М1/М2 nuk mund të përcaktohet lloji i punësimit (raporti i punës për kohë të pacaktuar ose të caktuar, ndërsa për menaxher vendim nga Regjistri Qendror);
  • Raport për ndërprejen e përkohshme të punës – nga mjeku i përzgjedhur;
  • Vërtetim për pagën neto të paguar të të siguruarit – formulari NP-1;
  • Çertifikatë nga libri i lindjeve për fëmijën (kopje);
  • Vendimi për birësim – adoptim nga Qendra për punë sociale për fëmijën e adoptuar;
  • Listat e pagave, me një kopje deklaratë të Zyrës së të ardhurave publike dhe çertifikatë për pagat e paguara;
  • Deklaratë e vërtetuar nga noteri për xhiro llogaritë e personit juridik dhe kopje të çertifikatave të xhiro llogarive (për person juridik me një punonjës).

Pagesa e kompensimit të pagës

  • Kompensimin e pagës për 21 ditët e para të ndërprerjes së punës e përcakton dhe e paguan punëdhënësi nga vetë mjetet e tij.
  • Kompensimi i pagës mbi 21 ditë mbulohet nga fondet e sigurimit shëndetësor të detyrueshëm, si dhe përcaktohet dhe paguhet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Nga dita e parë e ndërprerjes së punë, kompensimi i pagës paguhet nga mjetet e Fondit nëse ka të bëjë me kujdesin e fëmijës së sëmurë deri në moshën tre vjeçare, dhurimi vullnetar i gjakut, indeve ose ndonjë organi dhe në rast të mungesës në punë për shkak të shtatzënisë, lindjes dhe amësisë.

Shuma e kompensimit të pagave

  • Kompensimi i pagës gjatë ndërprerjes së përkohshme të punës për shkak të lëndimit në vendin e punës dhe sëmundjeve profesionale gjatë dhënies së indit, gjakut ose organit, si dhe gjatë mungesës në punë për shkak të shtatzënisë, lindjes dhe amësisë është 100% nga baza e kompensimit të pagës.
  • Në të gjitha rastet tjera, kompensimi i pagës që e mbulon Fondin është 85% nga baza e themeluar.