A duhet të shqetësoheni kur zemra ju rreh si “e çmendur”?

Nuk ka asgjë të keqe me atë që zemra herë pas here të pompoj më shumë gjak, por nëse zemra papritmas përshpejton rritmin pa ndonjë arsye të dukshme, atëherë duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

Zemra është organ tepër efikas, i cili pompon pikërisht aq gjak sa i nevojitet trupit – as më shumë, as më pak. E kundërta do të ishte shpenzim energjie, thotë Dr. Carl Stangle, kreu i departamentit të kardiologjisë në spitalin e Berlinit.

Por kur ndihet frika, fillon përgjigja evolucionare. Sistemi nervor autonom, i cili i kontrollon funksionet automatike trupore, atëherë aktivizon reagimin “lufto ose ik” dhe trupit i sigurohet rritje energjie për t’u marrë me rrezikun e supozuar. Gjëndrat e mbiveshkore në atë moment lëshojnë adrenalinë në gjak. Prandaj zemra rreh më shpejt dhe pompon më shumë gjak në organe dhe muskuj. Me fjalë të tjera, zemra shpejton dhe nuk mund të kontrollohet.

“Sistemi nervor autonom nuk quhet autonome pa arsye”, thotë Dr. Stangle. Ai thekson se nuk ka asgjë të keqe me atë që zemra herë pas here të pompoj më shumë gjak.

“Organizmi i shëndetshëm për një kohë e toleron këtë gjë pa asnjë problem”, shton ai. Por, nëse papritmas zemra përshpejton rritmin pa ndonjë arsye të dukshme, atëherë kërkoni ndihmë mjekësore.

Një aritminë e tillë, duhet të dokumentohet dhe trajtohet, por sigurisht të gjendet edhe arsyeja për këtë, thotë kreu i spitalit të Berlinit.

Në raste të rralla, ai vë në dukje se palpitacioni (rrahjet e zemrës) mund të jetë simptomë e sëmundjeve serioze të zemrës.