A mund të ngasin biçikletën gratë shtatzëna?

Nëse çiklizmi ishte forma e preferuar e rekreacionit para shtatzënisë, por tani jeni në tremujorin e parë, nuk ka ndonjë arsye që të mos e shijoni atë.

Të ngasësh biçikletën është një aktivitet mjaft i shëndetshëm dhe fizik popullor, ndërsa rekomandohet edhe gjatë shtatzanisë me lejen e mjekëve. Nëse çiklizmi ishte forma e preferuar e rekreacionit para shtatzënisë, por tani jeni në tremujorin e parë, nuk ka ndonjë arsye që të mos e shijoni atë.

Mirëpo biçikletën mund ta ngisni vetëm në terren të sheshtë. Me gjysëm deri në një orë, rrotullim i lehtë i pedaleve do të përfitoni edhe ju edhe foshnja juaj. Sidomos nëse jeni në ajër të pastër.

Vozitja e biçikletës rekomandohet edhe gjatë shtatzanisë me lejen e mjekëve

Duke pasur parasysh se çiklizmi për një kohë gjatë mund të shkaktojë dhimbje shpine (për shkak të pozicionit jo të përshtatshëm), kujdesuni për të. Sigurohuni që të pini lëngje të mjaftueshme para, gjatë dhe pas çiklizmit, në mënyrë që të mos vijë deri te dehidratimi.

Biçikletën mund ta ngisni derisa madhësia e stomakut të fillojë të prish ekuilibrin tuaj. Sigurisht duhet të ndaloni biçikletën nëse keni dhimbje në stomak, bel ose pjesë të tjera të trupit, nëse përjetoni rrahje zemre jashtëzakonisht të shpejta, të përziera ose nëse ngeleni pa frymë.