A MUND TË NOTOJNË GRATË GJATË CIKLIT MENSTRUAL

Gjithçka që keni dashur të dini për ciklin menstrual dhe notin, por keni pasur frikë të pyesni

Gjithçka që keni dashur të dini për ciklin menstrual dhe notin, por keni pasur frikë të pyesni.

Kjo është një fakt i jetës: Gratë në moshë riprodhuese zakonisht kanë menstruacione mesatarisht prej katër deri në tetë ditë me një cikël të rregullt afërsisht çdo 28 ditë.

Kur keni cikël, trupi juaj eliminon shtresën e brendshme të mitrës. Gjaku menstrual dhe indet rrjedhin nga mitra juaj përmes hapjes së vogël në qafën e saj dhe jashtë trupit tuaj përmes vaginës.

Kjo ndodh sikur të jetë një orë për disa, ndërsa për disa të tjerë është më pak konsistente, në varësi të disa faktorëve shëndetësorë dhe mjedisorë. Cikli i çdo gruaje është i ndryshëm.

Tek disa gjakderdhje mund të kenë tre ditë nga çdo 21 ditë. Për të tjerët, një periudhë tetë-ditore e cila paraqitet çdo 38 ditë është normale. Ndërsa disa të tjera mund të kenë cikël të çrregulluar, dhe pilulat hormonale të kontrollit të lindjes mund të përdoren për të kapërcyer periodat për muaj të tërë.

Për shumicën e grave, është vetëm pjesë e të qenit femër dhe diçka që ata mësohen ta menaxhojnë. OËH raporton se gratë zakonisht mund të presin që të kenë një periodë pothuajse çdo muaj ose më shumë për mesatarisht rreth të 40-ve. Shumica e vajzave mund të presin që menstruacionet të fillojnë gjatë pubertetit, zakonisht diku midis moshës 11 dhe 16 vjeç dhe të zgjasin deri në menopauzë, e cila zakonisht arrin diku midis moshës 45 dhe 55 vjeç.

Përsëri, këtu ka shumë ndryshueshmëri në varësi të gjenetikës, medikamenteve të përdorura, kushteve shëndetësore dhe faktorëve mjedisorë. Por çështja është se menstruacionet janë një përvojë pothuajse universale dhe e rregullt për adoleshentët dhe gratë për shumë vite.

Keqkuptime rreth menstruacioneve dhe notit

Menstruacionet mund të jenë një dhimbje e vërtetë nganjëherë, por nuk duhet të pengojnë notin tuaj. Ka shumë keqkuptime për menstruacionet dhe notin, ndaj le të shohim disa nga më të zakonshmet.

Ju nuk mund të notoni gjatë ciklit

Ky është një mit. Ju absolutisht mund të notoni gjatë menstruacioneve.

Shumica e notarëve femra kanë histori të ngjashme. Sinqeriteti i Fu Yuanhui gjatë një interviste pas garës në pishinë në Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros 2016 – asaj i erdhën periodat një natë para garës dhe nuk ndihej mirë – është një shembull i shkëlqyer se si funksionon në mënyrë të natyrshme ky proces. Nuk duhet t’ju ndalojë të ndiqni qëllimet tuaja në ujë.

Çelësi për të notuar përderisa jeni me menstruacione është që të vendosni tamponë ose një lloj tjetër produkti të brendshëm menstrual.

Menstruacionet ndalojnë në ujë

Jo në të vërtetë. Edhe pse është e vërtetë që presioni i zhytjes në ujë mund të ngadalësojë rrjedhën, periodat tuaja do të vazhdojnë deri në një farë mase, edhe nëse nuk mund të shihni shenja të saj në kostumin tuaj të banjës. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të vendosni gjithmonë një tampon.

Ju duhet të mbani një shtresë të pecetave higjienike, edhe kur notoni

Kjo është gabim. Pecetat higjienike mund të jenë opsioni juaj ideal për higjienën tuaj në tokë, por ato janë të papërshtatshme për t’u përdorur në ujë dhe nuk duhet të mbahen gjatë kohës kur ju jeni në pishinë. Këto peceta janë krijuar për të thithur lëngje dhe mbajtja e tyre në pishinë do t’i bëjë ato joefektive, të çrregullta dhe ndoshta mjaft të dukshme për vizitorët e tjerë të pishinës. Në vend të kësaj, zgjidhni një tampon që futet në vaginë për të kapur gjakun përpara se të del nga trupi.

Ju duhet të shmangni ujin/detin kur jeni me cikël menstrual pasi tërheqin peshkaqenë

Nuk është e vërtetë. Reklama mashtruese ruse e Tampax (dy gra hyjnë në ujë në plazh dhe ajo që nuk përdor tampon gëlltitet nga një peshkaqen i uritur) e bëri këtë gjë të besohej nga secili. Shumë thjesht, nuk ka asnjë bazë për idenë se peshkaqenët do të nuhasin periodat tuaja dhe do t’ju sulmojnë.

Është një shqetësim, duke pasur parasysh atë se ne e dimë që peshkaqenët mund të nuhasin gjakun. Por siç raporton Dosja Ndërkombëtare për Sulme të Peshkaqenëve të Muzeut të Floridës, nuk ka “asnjë dëshmi pozitive që cikli mujor është një faktor për sulmet e peshkaqenëve”.

Peshkaqenët kanë një sens të fuqishëm nuhatjeje – nuk është vetëm gjaku që mund të nuhasin. Ata gjithashtu mund të nuhasin urinën dhe lëngjet e tjera trupore. Dhe ata thjesht nuk janë aq të rrezikshëm për ju, kështu që mos u shqetësoni që cikli juaj të jetë një shkas për peshkaqenët. Nëse bëhet fjalë për peshkaqenët, më mirë do t’u bie që të qëndroni më larg ushqimeve të tyre të preferuara – peshqit, fokat dhe gjitarët e tjerë detarë – në mënyrë që të mos të jeni viktimë e identitetit të gabuar.

Të gjithë do ta dinë që jam me cikël mujor

Jo. Askush nuk do ta dijë nëse nuk ia tregoni. Tamponët dhe kupat menstruale nuk janë të dukshme në asnjë mënyrë kur futen siç duhet (sigurohuni që ta fusni kordonin në kostumin tuaj). Nuk ka asnjë shenjë të dukshme të jashtme se jeni me ciklin tuaj mujor, kështu që vazhdoni si zakonisht dhe asnjëri nga të afërmit tuaj nuk do të jetë më i shkathët nëse nuk dëshironi që ata të jenë.

Përktheu dhe përshtati:S.N