Gjendjet alarmuese – Kur duhet të vizitohemi te dermatologu?

Shumica prej nesh te dermatologu shkojnë vetëm atëherë kur përkeqësohet gjendja, dhe jo rallë herë ndodh që problemet e tilla t'i diagnostikojmë dhe t'i trajtojmë vetë.

Ekzistojnë disa gjendje të lëkurës të cilat absolutisht nuk duhet të injorohen dhe është e nevojshme ndihma mjekësore profesionale. Këto janë disa nga këto situatat e tilla:

Keni skuqje të lëkurës që zgjat për më shumë se një javë

Nëse në cilëndo pjesë të lëkurës keni skuqje, e cila shkakton kruajtje dhe zgjat më shumë se një javë, detyrimisht kërkoni ndihmë mjekësore. Mund të jetë një reaksion alergjik, i cili nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

Keni njolla të kuqe në trup

Njollat e kuqe të cilat shfaqen në qafë dhe në fytyrë, ndoshta kanë të bëjnë me stresin, me ndonjë alergji ose me skuqje që tashmë e keni. Cilado qoftë arsyeja, shkoni për vizitë te dermatologu, veçanërisht nëse njollat përhapen.

Lëkura është një nga treguesit më të mirë të gjendjes shëndetësore

Ju mbushet fytyra papritmas me puçrra 

Nëse gjithmonë keni pasur lëkurë të pastër dhe papritmas vëreni se keni shumë puçrra, kontrollhuni te dermatologu. Puçrrat që shfaqen si rezultat i çrregullimit të funksionit të gjëndrave dhjamore nuk janë vetëm problem estetik, por problem serioz shëndetësor.

Keni dyshime se puçrrat nuk janë vetëm puçrra 

Ndoshta bëhet fjalë për alergji të cilat i konsideroni si puçrra ose mund të jetë edhe një infeksion, i cili është pak më i vështirë për t’u kuruar. Nëse dyshoni se puçrrat janë diçka më shumë se kaq, dhe se produktin që përdorni për trajtim nuk funksionon, vizitoni dermatologun.

Keni djegie në trup që nuk kalojnë

Në varësi të shkallës së dëmtimit, djegja mund të shoqërohet me komplikime potenciale të shumta. Por nëse mjekohet siç duhet, brenda disa ditësh djegia duhet të shërohet. Nëse kjo gjë nuk ndodh, atëherë sigurohuni që të kërkoni ndihmë mjekësore.