Artiçoka – lufton kundër kancerit, tensionit dhe obezitetit

Kjo bimë bën pjesë në listën e ushqimeve më të shëndetshme në botë, është konsumuar që nga kohërat e lashta egjiptiane si medikament dhe ushqim i gjithanshëm.

Artiçoka është e pasur me kalium dhe fosfor dhe vitaminë B, por gjithashtu është burim i aminoacideve, të cilat trupi nuk mund t’i prodhojë. Shija e hidhur e cianinës stimulon sekretimin e lëngut biliar dhe përmirëson zbërthimin e yndyrës. Gjethet e artiçokes veprojnë kundër sëmundjeve të zemrës dhe kolesterolit, mbrojn mëlçinë dhe luftojnë kundër sëmundjeve dhe çrregullimeve, si sëmundja e Alzheimerit, sindromi i zorrës së trashë të irrituar, tensioni i lartë të gjakut dhe tretjen.

Acidi folik i artiçokes mbron kundër dëmtimit nervor tek foshnjat e palindura; luteolini ndihmon në parandalimin e inflamacionit dhe kancerit, ndërkohë që agjentët antimikrobik, antifungal dhe antialergik, duke përfshirë edhe inulinin, e përmirësojnë shëndetin e stomakut.

Proceset normale kimike në trup rezultojnë me radikale të lira, të cilat i dëmtojnë qelizat e shëndetshme. Antioksidantët janë substanca që neutralizojnë radikalet e lira. Një artiçoke me madhësi të mesme siguron 15% të konsumit të rekomanduar ditor të vitaminës C.

Një artiçoke me madhësi të mesme siguron 10.3 gr fibra, ose 41% të vlerës së rekomanduar ditore. Fibrat që gjenden në artiçoke, të quajtura inulin, sigurojnë rritjen e baktereve të mira në zorrën e trashë, gjë që garanton shëndetin e zorrëve. Ato gjithashtu janë fibra të tretshme, që e ulin kolesterolin dhe balancojnë sheqerin në gjak.