Ass. Dr. Ilber Besimi: NJOHJA DHE TRAJTIMI – Si të zvogëlohet ënjtja dhe komplikimet e inflamacionit të fshikëzës së tëmthit

Trajtimi në fazën akut kërkon lehtësim nga dhimbja, trajtim të infeksionit, ulje të ënjtjeve të kanaleve biliar, kanaleve pankreatike dhe përmirësim të gjendjes së përgjithshme.

Shkruan: Ass. Dr. Ilber Besimi

subspecialist traumatolog


Tek më shumë se 90% e pacientëve me kolecistitit akut ose inflamacion akut të fshikëzës së tëmthit, bëhet fjalë për pengimin e fshikëzës së tëmthit në zonën e qafës ose kanalit cistik zakonisht nën ndikimin e gurëve të tëmthit, ku të njejtët mund të mos jenë të pranishëm.

Rezultati i obstruksionit manifestohet me rritjen e presionit intraluminal, ishemisë së murit të fshikëzës së tëmthit dhe pezmën biliare. 

Manifestimet klinike janë të ndryshueshme, në varësi të ashpërsisë së inflamacionit, obstruksionit biliar të pranishëm dhe reaksion peritoneal ose stimul.

Infeksioni bakterial është sekondar, zakonisht bakteret gram-negative, me origjinë nga trakti digjestiv. Tek më pak se 10% e pacientëve me inflamacion akut, ato shkaktohen nga agjentë të tjerë – trauma direkte ndaj traktit biliar, përdredhja e fshikëzës së tëmthit dhe rrotullimi i degës vaskulare pas ndërhyrjes kirurgjikale në organet abdominale, kompresioni ose okluzioni i nyjeve limfatike cistike, pankreatiti edematoz.

PAMJA KLINIKE

Manifestimet klinike janë të ndryshueshme, në varësi të ashpërsisë së inflamacionit, obstruksionit biliar të pranishëm dhe reaksion peritoneal ose stimul. 

Zakonisht fillon papritur me dhimbje tipike biliare, zakonisht 3-5 orë pas një vakti të yndyrshëm, së bashku me të përziera dhe të vjella. Dhimbja është e fortë, por e topitur në pjesën e sipërme të barkut, me lëkundje minimale në intensitet. Mund të lokalizohet në anën e djathtë të barkut dhe të përhapet në skapulën e djathtë, shpatulla ose shpinë. Dhimbja shtohet me frymëmarrjen, lëvizjet dhe kollitjen e thellë. Ikterus – e verdha (lëkura e verdhë dhe mukoza e dukshme) është rrallë e pranishme dhe afatshkurte.

Zakonisht fillon papritur me dhimbje tipike biliare, zakonisht 3-5 orë pas një vakti të yndyrshëm, së bashku me të përziera dhe të vjella.

KOMPLIKIMET

Hydrops e fshikëzës së tëmthit, stenoza e sfinkterit në lëvizje që mund të çojë në pankreatin biliar dhe Ikterus – verdhëza, sepsa, gjatë perforimit biliar peritonitis (inflamacion i peritoneumit), ileusi biliar.

DIAGNOZA

Diagnoza caktohet në bazë të imazheve klinike, analizave laboratorike (sedimentacionit, leukocitozës, fosfataza alkaline e rritur, gama GT), ultratinguj, rrallë herë me CT dhe MRI.

Infeksioni bakterial është sekondar, zakonisht bakteret gram-negative, me origjinë nga trakti digjestiv.

TRAJTIMI

Trajtimi në fazën akut kërkon lehtësim nga dhimbja, trajtim të infeksionit, ulje të ënjtjeve të kanaleve biliar, kanaleve pankreatike dhe përmirësim të gjendjes së përgjithshme.

Ulja e dhimbjeve arrihet me përdorimin e analgjetikëve. Antibiotikët nga ana tjetër i kurojnë infeksionet, dhe sigurisht kyç në trajtim është përfshirja e trypsin-chymotrypsin (Chymoral) që zvogëlon ënjtjen intra-abdominale dhe i parandalon komplikimet. Pas qetësimit të fazës akute, sugjerohet trajtimi kirurgjikal. Trajtimi kirurgjikal në fazën akut  është zgjedhje e rrallë, por sigurisht rekomandohet terapia e sipërpërmendur përfshirë Chymoral sigurisht që rekomandohet. Metoda e zgjedhjes është kolecistektomia (heqja e fshikëzës së tëmthit). Si teknikë operative mund të përdoret kolecistektomia klasike ose laparoskopike.