Çaji i melisës – zgjidhje e përkryer për gazrat dhe fryrjet

Megjithatë, mbani në mend se çaji i balsamit të limonit ka edhe efekt qetësues, prandaj duhet të shmanget para aktiviteteve të tilla si, ngasja e automjetit dhe puna me mjete dhe makina të ndryshme.

Akumulimi i gazrave në zorrë vjen si pasojë e fermentimit të ushqimeve të caktuara (si për shembull ushqimet e pasura me niseshte, fruta të thatë etj.) si dhe për shkak të ushqime jo mirë të gatuara, gëlltitja e ajrit gjatë ngrënies ose derisa pimë pije të gazuara. Si pasojë, stomaku bëhet i fryrë, rritet frekuenca e shkarkimit të gazrave, por mund të shfaqen edhe dhimbje dhe të përziera në stomak.

Falë efektit të tij spazmolitik, çaji i balsamit të limonit (melisës) mund të zvogëlojë incidencën e ngërçeve gastrointestinale dhe të stimulojë shkarkimin e gazrave të akumular, duke lehtësuar kështu simptomat e pakëndshme abdominale.

Çajn përgatiteni në këtë mënyrë: 1 deri 3 lugë çaji gjethe të thata të balsamit të limonit vendosni në 2,5 dl ujë të zier, lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta dhe pastaj kullojeni. Konsumojeni pas çdo vakti ushqimor për disa ditë.

Megjithatë, mbani në mend se çaji i balsamit të limonit ka edhe efekt qetësues, prandaj duhet të shmanget para aktiviteteve të tilla si, ngasja e automjetit dhe puna me mjete dhe makina të ndryshme.