Çfarë duhet të dini për “kaloritë boshe”?

Kaloritë janë esenciale për jetën e njeriut, ndërsa doza e rekomanduar ditore është rreth 2.000 kalori.

Të ashtuquajturat kalori boshe janë pjesë e disa ushqimeve dhe pijeve që kanë pak ose aspak vlera ushqyese. Kalorive janë njësi në trup që krijojnë energji dhe ndikojnë në secilën nga lëvizjet tona – që nga dridhja e deri tek vrapimi.

Kaloritë janë esenciale për jetën e njeriut, ndërsa doza e rekomanduar ditore është rreth 2.000 kalori. Sigurisht, kjo shifër zvogëlohet ose rritet varësisht nga personi dhe zakonet e tij.

Nga ana tjetër, kaloritë boshe kanë shumë vlera kalorike, por janë shumë pak ushqyese. Kjo do të thotë se trupi prodhon energji me ndihmën e kalorive boshe, por nuk merr lëndët ushqyese dhe mineralet e nevojshme për shëndetin e përgjithshëm.

Kaloritë boshe ndahen në tre grupe: sheqer, yndyrë dhe alkool, të cilat zakonisht gjenden tek ushqimet e shpejta, lëngjet dhe ëmbëlsirat si karamele, akullore dhe çokollatë. Nëse dëshironi të qëndroni të shëndetshëm, nutricionistët këshillojnë që të shmangni këto artikuj ushqimorë.

Gjatë blerjes së artikujve ushqimorë, në përmbajtjen e paketimit kushtojini vëmendje sidomos:

  • Aminoacideve
  • Fibrave
  • Antioksidantëve
  • Vitaminës A, B dhe C
  • Mineraleve – magnezit dhe kalciumit