Çfarë duhet të hani dhe çfarë jo, nuk keni ngërçe të muskujve?

Kontraktimet e dhimbshme të muskujve që përjetojmë gjatë ngërçeve, me intensitetin e tyre mund të na zgjojnë nga gjumi, por edhe të na ndalojnë në vazhdimin e aktiviteteve që bëjmë.

Ngërçet mund të shfaqen kur personi është i papërgatitur për përpjekjet trupore ndaj të cilave është i ekspozuar. Personat që sapo kanë filluar të ushtrojnë ndonjë sport ose të stërviten, me siguri që do të hasin në ngërçe nëse e teprojnë me intensitetin e aktiviteteve trupore.

Ngërçi zgjat disa sekonda e deri në 10 minuta, por parehatia dhe dhimbja mund të vazhdojnë.

Ushqim që ndihmon

Nëse keni probleme me ngërçet, e rëndësishme është që të konsumoni ushqime që përmbajnë kalium, sepse ky mineral e ndihmon trupin në shpërbërjen e karbohidrateve dhe ndërtimin e muskujve. Doza ditore e ushqimeve të pasura me kalium mund t’ju ndihmojë në eliminimin e ngërçeve të këmbëve dhe parandalimin e përsëritjes së tyre.

Çfarë duhet të zgjidhni? Një grusht fruta të thata, një gotë lëng domatesh, lëng frutash nga citruset ose qumësht, portokall ose banane – zgjedhja është shumë e madhe. E rëndësishme është që të pini shumë ujë, pasi që ndihmon në qarkullimin, ndërsa nga muskujt i largon përbërësit e dëmshëm që shkaktojnë dhimbje.

Ushqimi që dëmton

Kafeina, e cila gjendet në kafe, çaj si dhe në disa pije të gazuara, mund të kontribuojë në shfaqjen e ngërçeve pasi ndikon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe ngadalësimin e qarkullimit te muskujt. Kaloni te kafet pa kafeinë, çajrat bimor ose ujë.