Çfarë është sheqeri agave?

Veçanërisht praktik është për ëmbëlsimin e kafes sepse nuk e ndryshon shijen, ndërsa granula mundëson dozimin dhe shpërbërjen e lehtë.

Sheqeri Agave fitohet nga kaktusi agave blu meksikan. Në fakt bëhet fjalë për  formën e dehidratuar të shurupit agave, i tharë paraprakisht. I gjithë procesi zhvillohet ngadalë në temperaturë të ulët që nuk i kalon 42 gradë. Në këtë mënyrë, sheqeri mbetet i freskët, me një shije të këndshme, ndërsa struktura granuloze parandalon ngjitjen.

Sheqeri agave ka vetitë e shurupit agave, por gjithashtu posedon edhe avantazhe të caktuara. Për shkak të gjendjes së lëngshme, përdorimi i shurupit agave në disa receta kërkon reduktimin e lëngjeve të tjera. Për këtë arsye sheqeri agave është më i lehtë për t’u përdorur. Është i lehtë për dozim dhe mund të përdoret për çdo lloj ëmbëlsire, torte, puding, akullore…

Avantazhi i shurupit agave është se kur të shtoni sheqer agave në brumë, atëherë ai është më i freskët dhe më i shijshëm. Gjithashtu është i përshtatshëm për ëmbëlsimin e pijeve të ndryshme, si kafe, çaj, limonadë. Veçanërisht praktik është për ëmbëlsimin e kafes sepse nuk e ndryshon shijen, ndërsa granula mundëson dozimin dhe shpërbërjen e lehtë. Duke pasur parasysh se procesi i dehidrimit zhvillohet në 42 gradë, bëhet fjalë për produkt të freskët i cili mund të përdoret për përgatitjen e të gjitha llojeve të ëmbëlsirave.

Sheqeri agave i bën pjes te ushqimet me indeks të ulët glikemik – 17, dhe për këtë arsye mund t’a përdorin diabetikët, sigurisht, në sasi më të vogla dhe në konsultim me mjekun.

Njëqind gram sheqer agave përmban 378 kalori, që është përafërsisht sa vlera kalorike e sheqerit të thjeshtë, por pasi që është 30 deri 40% më i ëmbël, jepet në sasi më të vogla.