Cila kollë është më e rrezikshme – e thatë apo produktive?

Megjithëse shumë pacientë konsiderojnë se kolla e thatë është më e rrezikshme, pasiqë shpesh është simptomë e kancerit të mushkërive, por e njëjta gjë vlen edhe për kollën që nxjerr sekretin nga bronket.

Kollitja gjatë infeksioneve respiratore është e zakonshme, por nëse zgjat një muaj ose më shumë se periudha e ftohjes, është e nevojshme të vizitoni tek mjeku.

“Kolla e thatë, pa nxjerrjen e gëlbazës, mund të jetë e qëndrueshme dhe e fuqishme”, vlerësojnë pulmologët.

Ata theksojnë se përveç infeksioneve virale, kolla mund të tregojë edhe për sëmundje malinje të mushkërive, tumor të tubit kryesor të frymëmarrjes, por është e rrezikshme edhe për shkak të komplikimeve të mundshme si plasaritja e pleurës së mushkërive dhe frakturë të brinjëve, por madje edhe fillimi i embolisë pulmonare.

Megjithëse shumë pacientë konsiderojnë se kolla e thatë është më e rrezikshme, pasiqë shpesh është simptomë e kancerit të mushkërive, por e njëjta gjë vlen edhe për kollën që nxjerr sekretin nga bronket.

“Përveç sekretit që mund të jetë i bardhë, i shkumëzuar, i tejdukshëm dhe me ngjyrë, pacientët mund të nxjerrin edhe gjak dhe qelb”, shpjegojnë pulmologët.

“Ky lloj i kollës gjithashtu mund të tregojë për kancerin e mushkërive, por edhe tuberkulozën dhe inflamacionin e mushkërive. Në rast të qelbit ose abscesit, për një kohë të shkurtër mund të nxirret një sasi e madhe qelbi”.

Mjekët theksojnë se nëse përmes kollitjes nxirret sasi e madhe e sekretit, shkaku mund të jetë në bronket e zgjeruara, të cilat zakonisht janë të lindura.

“Komplikimi më fatal i kollës produktive, domethënë nxjerrjes së gjakut dhe qelbit, është asfiksimi i cili mund të çojë në vdekje”, thonë ekspertët.

Pa marrë parasysh se çfarë kolle është, e thatë ose produktive, çdo kollë duhet të ndiqet. Nëse zgjat për një kohë, zakonisht është e mjaftueshme të bëhet radiografia për vendosjen e diagnozës së duhur.