Cilat vitamina ju ndihmojnë nëse djersiteni tepër?

Vitamina B, magnezi dhe frutat që përmbajnë shumë ujë, mund të ju vijnë në ndihmë.

Megjithëse temperaturat aktualisht nuk janë aq të larta, është mjaft e sigurt se vera do të zgjasë edhe për pak kohë. Askush nuk mund ta ndalojë djersën, pasiqë është një proces i i domosdoshëm për “ftohjen” e organizmit, por ekzistojnë gjëra që ndihmojnë në reduktimin ose normalizimin e këtij procesi.

Nutritionisti Rick Hay zbulon disa nga këshillat më të mira se si të freskohemi kur djersitemi së tepërmi.

Sugjerimi i parë është vitamina B, e cila e redukton stresin që shkakton djersitje të tepërt.

Magnezin përdoreni për të kompensuar elektrolitet e humbura, ndërsa  zvogëloni marrjen e alkoolit dhe kafeinës, thekson Hay.

Frutat e tillë si shalqini dhe rrushi përmbajnë shumë lëng, i cili tretet lehtësisht.

Mineralet janë komponent i rëndësishëm i sistemit nervor, por nëse elektrolitet si natriumi dhe kalciumi nuk rimbursohen, nervat e humbin aftësinë për hapjen dhe mbylljen e poreve, prandaj ndoshta do të djersiteni deri në fund të verës.