Cili ushqim nxit lumturinë?

Neurotransmetuesi i madh, dopamina ndikon në motivimin, produktivitetin dhe fokusin. Për shkak të mënyrës së jetesës, ky hormon tek njerëzit zakonisht është në nivel të ulët, gjë që shkakton çrregullime të shumta siç është lodhja, apatia, pagjumësia, humbjen e kujtesës dhe përqendrimin e dobët.

Dopamina është hormon që ndër të tjera nxit ndjenjën e kënaqësisë, lumturisë dhe motivimit. Nëse keni mungesë të nxitjes për të shkuar përpara, mos u shqetësoni. Shpëtimin do ta gjeni tek ushqimi!

Neurotransmetuesi i madh, dopamina ndikon në motivimin, produktivitetin dhe fokusin. Për shkak të mënyrës së jetesës, ky hormon tek njerëzit zakonisht është në nivel të ulët, gjë që shkakton çrregullime të shumta siç është lodhja, apatia, pagjumësia, humbjen e kujtesës dhe përqendrimin e dobët. Për fat të mirë, ekziston një zgjidhje natyrale për rritjen e nivelit të dopaminës.

Ushqimi që përmban dopaminë

Artikujt ushqimorë, të cilët në përbërjen e tyre kanë hormonin e kënaqësisë, si bananja, brokoli, patatet dhe domatet, nuk mund të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e sekretimit të dopaminës në organizëm. Për këtë është i nevojshëm ushqimi që përmban aminoacide – tirozinë, i cili ndikon në sintezën e vetë dopaminës. Përveç ushqimeve të pasura me proteina (në radhë të parë mishi), këtu bëjnë pjesë edhe bajamet, mollët, avokadoja, çokollata, kafeja dhe rigoni.

Gjithashtu, artikuj ushqimorë që ndikojnë në sintezën e dopaminës janë edhe vaji i ullirit, rozmarina, farat e kungullit dhe shalqirit.