Çrregullimet menstruale më të zakonshme janë tek vajzat me diabet

Problemin e çrregullimeve menstruale nuk ka arritur që t'a zgjedh, as ndryshimi i terapisë as edhe ndryshimi i mënyrës së jetesës.

Rezultatet e studimit të ri treguan se çrregullimet menstruale janë më të zakonshme te adoleshentët me diabet tip 2. Çrregullimet menstruale mund të  shkaktojnë gjakderdhje intensive dhe dhimbje shtesë. Gjithashtu duhet të kihet parasysh se, në afat të gjatë çrregullimet menstruale mund të rrisin rrezikun e kancerit endometrial.

Çrregullimet menstruale shfaqen në çdo të pestën vajzë me diabet tip 2

Hulumtimet kanë treguar se çrregullimet menstruale shfaqen në çdo të pestën vajzë me diabet tip 2. Vajzat kishin çrregullime menstruale edhe atëherë kur ata merrnin metforminë, ilaç për diabetin. Problemin e çrregullimeve menstruale nuk ka arritur që t’a zgjedh, as ndryshimi i terapisë as edhe ndryshimi i mënyrës së jetesës.

Besohet se terapia e hormoneve mund të ndihmojë në eleminimin e problemeve lidhur me çrregullimet menstruale, pasi supozohet se, shkaktari kryesor i anomalive menstruale tek vajzat me diabet është sindromi policistik i vezoreve.

Domethënë, vajzat me çrregullime menstruale kishin probleme me mbipeshën dhe nivel të lartë të hormonit testosteron, ndërsa sindromi policistik i vezoreve shpesh lidhet me obezitetin dhe diabetin e tipit 2.

Çrregullimet menstruale mund të  shkaktojnë gjakderdhje intensive dhe dhimbje shtesë

Gjithashtu, duhet të mbahet mend se tek gratë me sindromin policistik të vezoreve janë më të zakonshme testet abnormale të funksionit të mëlçisë, çka tregon se janë në rrezik më të lartë ndaj zhvillimit të sëmundjes së mëlçisë yndyrore jo-alkoolik, është botuar në
“Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism”.