Depresioni shpesh shoqërohet me problem të stomakut dhe ndryshimeve të oreksit

SSimptomat e vjelljes, thartirës, kapsllëkut dhe diarres, shpesh e ndjekin depresionin dhe më të spikatur mund të jenë tek individët të cilët kanë çrregullim ankthi. Gjendja jonë shpirtërore ndikon shumë në sistemin tonë të tretjes. Gjithashtu është shpjeguar se, depresioni dhe rastet e irritimit të zorrëve mund të paraqiten shumë shpesh.

Përveç se mund të ngatërrohet funksionimi i sistemit tretës, depresioni ndikon edhe tek hormonet që rregullojnë oreksin, e cila mund të çojë në humbjen ose rritjen e oreksit, gjegjësisht në humbjen ose në rritjen e peshës trupore. Te ndryshimet e oreksit mund të ndikojn edhe problemet me gjumin, dmth. pagjumësia, e cila shpesh shfaqet si simptomë shoqëruese e depresionit.